Greva e paraplegjikëve, një grevist dërgohet në spital

Në ditën e 8 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e 21 paraplegjikëve paraqitet e rënduar.
Mëngjesin e sotëm 51-vjeçari Adem Demushi I cili vuante nga veshkat është dërguar në spital pasi gjëndja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi.
Ndërkohë edhe pse greva e urisë së tetra dhe paramblegjikëve ka hyrë në ditën e 8 të saj ende nuk është kthyer asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore për kërkesat e tyre.
Para dhe tetraplegjikët kërkojnë rritjen e përfitimit të karburantit në 80 litra në muaj, rritjen e pagesës së paaftësisë sipas pagës minimale 10200 lekë, nga 9000 lekë që marrin aktualisht, rritjen e përfitimit të paketës higjieno-sanitare në vlerën 30000 lekë në muaj, respektimin e ligjit “për të drejtën e strehimit” dhe ngritjen e një ambienti çlodhës në bregdet.