Politekniku, 32 milionë euro për kampusin
21/04/2011 Ngritja e kampusit universitar ndërmjet hapësirës së hotelit “Sheraton” dhe Gardës së Republikës
Ndërtimi në rreth 70 mijë metra katrorë dhe me kapacitet mbajtës prej 15 mijë studentësh
Rreth 32 milionë euro pritet të kushtojë ngritja e godinës së re të kampusit për Universitetin e Politeknikut në kryeqytet. Kreu i këtij universiteti ka bërë me dije gjatë ditës së djeshme se tashmë është hartuar një plan i detajuar se si do të realizohet procesi i punimeve për ndërtimin e këtij kampusi, nëpërmjet të cilit synohet mbledhja në një vend të vetëm e të gjitha fakulteteve përbërëse të Politeknikut (deri më sot kanë qenë të shpërndara për shkak të kapaciteteve të kufizuara. Rektori Jorgaq Kaçani ka bërë me dije se qeveria ka përcaktuar tashmë një fond për nisjen e këtyre punimeve, të cilat pritet të zënë një sipërfaqe të konsiderueshme, që shtrihet ndërmjet hapësirës së hotelit “Sheraton” dhe Gardës së Republikës. Sipas përcaktimeve të bëra deri më tani, ngritja e këtij kampusi do të ndihmojë jo vetëm në mbledhjen e fakulteteve, por dhe shtimin e kapaciteteve për pritjen e një numri të konsiderueshëm studentësh, të cilët kanë dëshirë të vijojnë studimet e larta publike në këtë institucion.
Plani
Në këto kushte, godina e re kampusit universitar pritet të zërë një sipërfaqe prej rreth 70 mijë metra katrorë dhe do të akomodojë rreth 15 mijë studentë të programeve të ndryshme studimore. “Kampusi universitar i Universitetit Politeknik të Tiranës parashikohet të ngrihet midis ‘Sheratonit’ dhe Gardës së Republikës. Ne kemi bërë projektin dhe vlerën e përafërt të fleksibilitetit të këtij kampusi universitar, i cili shkon rreth 32 milionë euro. I gjithë kampusi universitar parashikohet me një sipërfaqe ndërtuese rreth 70 mijë metra katrorë dhe me një kapacitet mbajtës prej 15 mijë studentë”, - konfirmon rektori Kaçani. Krahas auditorëve godina e kampust do të ketë edhe një sërë laboratorësh, që do t’u vijnë në ndihmë studentëve për zhvillimin më cilësor të procesit mësimor. Kaçani bën me dije se përveç laboratorëve për studentët kampusi do të ketë edhe laboratorë të tjerë, të cilët do të jenë të rezervuar për zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve shkencore në fushat përkatëse. Rektori konfirmon se për ngritjen e kampusit do të përdoren edhe të ardhurat dytësore të vetë Universitetit, që sigurohen nga kostot e studimit. Për këtë Kaçani ka pohuar se përdorimi i të ardhurave dytësore të vetë Universitetit për ndërtimin e këtij kampusi nuk do të thotë se do të ketë një rritje të tarifave të shkollimit të studentëve.
Problemet
Ngritja e këtij kampusi shfaqet e domosdoshme, pasi për vite të tëra me radhë ky institucion i arsimit të lartë është përballur me probleme. Kjo pasi kapacitet për akomodimin e kuotave të pranimit, që kanë pësuar rritje të vazhdueshme vit pas viti, nuk janë shoqëruar me zgjerim të hapurave të studimit. Për vitin e ardhshëm akademik ky institucion ka pohuar se do të presë më shumë se 1500 studentë të rinj në të gjitha programet e studimit. Ndërkohë që në ndryshim nga struktura të tjera universitare, ku krahas provimeve të maturës, pranimet do të përzgjidhen edhe me kritere të veçanta, që kanë të bëjnë me konkursin dhe notën mesatare në disa programe.
Ndërtimi i kampuseve universitare
Basha e Rama projekte të ndryshme për kampusin në kryeqytet
Ngritja e kampuseve universitare konsiderohet si e vetmja zgjidhje për shmangien e problemeve të kapaciteteve për përballimin e prurjeve të reja vit pas viti në fakultetet publike. Kundrejt këtij shqetësimi janë pozicionuar edhe dy kandidatët që janë në garë për kreun e Bashkisë së Tiranës, të cilët në programin e tyre elektoral kanë deklaruar se do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë ngritjes së kampusit universitar, që do t’i vijë ndihmë zgjidhjes së problemeve që kanë sot universitetet me mbipopullimit. Basha gjatë takimit të zhvilluar me studentë të politeknikut ka pohuar se krahas kampusit të Universitetit të Tiranës do të punohet edhe për ngritjen e një kampusi për Universitetin Politeknik. Ndërsa kreu aktual i Bashkisë Edi Rama, njëherësh edhe kandidat për mandatin e ardhshëm, ka deklaruar se është hartuar tashmë projekti për ngritjen e një kampusi universitar në Tufinë, që do të bëjë lidhjet e duhura me të gjitha strukturat universitare. Sipas Ramës, kampusi i ri universitar do të ndërtohet në afërsi të Tufinës, në pjesën verilindore të Tiranës, me një akses të sigurt me rrugë, por dhe me shërbimin e transportit publik, sot me autobusë dhe nesër me Linjën e re “Tram-Tirana”, e cila lidh qendrën e qytetit me kampusin e ri të Tufinës.
Nisja e vitit të ri akademik 2011–2012
Universiteti i Durrësit pret të shtojë numrin me 2000 studentë
Për vitin e ri akademik 2011–2012 Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka propozuar rritjen e kuotave të pranimit me rreth 2000 studentë të rinj, që do të akomodohen për herë të parë në auditorët e këtij universiteti. Rektori Mithat Mema ka thënë se po punohet në mënyrë paralele për të studiuar kapacitet si dhe për të krijuar stafin e duhur akademik të lektorëve e pedagogëve. Saktësisht numri i pranimeve do të jetë 1930 studentë nga shkollat e mesme të Republikës. Të gjitha vendet në fakultetet e këtij universitetit fitohen përmes sistemit të garës. Fakulteti i Ekonomisë me degët e veta do të ketë 400 pranime të reja, përkundrejt Teknologjisë e Informacionit me 250 vende të gatshme për të pritur kandidatët. Me ardhjen e vitit të ri universitar, 400 vende do të jenë për studimet profesionale, 480 të tjera për filialin e këtij universitetit në Peshkopi. Ky i fundit ka thithur mjaft të rinj dhe në vitin pasardhës do të dyfishojë numrin e studentëve. Shkencat Politiko-Juridike do të kenë 150 studentë në vitet e para, kurse Fakulteti i Edukimit 250 të tjerë. Rektori Mema ka pohuar se është zgjidhur çështja e stafit të pedagogëve, duke theksuar domosdoshmërinë e rritjes së numrit të tyre për shkak të rritjes së pranimeve në universitet. Në vitin e parë të hapjes së dyerve të universitetit të Durrësit kishte 1800 studentë, numër ky që sot është më i vogël sesa pranimi në vitet e para. Kjo e ka vënë rektoratin përballë kërkesave të shumta, të cilat së pari lidhen me përmbushjen e të gjitha detyrimeve për të kapur standardet e Kartës së Bolonjës. Pedagogët në këtë universitet janë të kualifikuar brenda e jashtë vendi. Pjesa më e madhe kanë përfunduar masterin në fushën specifike jashtë shtetit, duke garantuar rritjen e kërkesës dhe ballafaqimit me nivelet më të larta të universiteteve në vendin tonë. Tarifa e regjistrimit të studentëve nuk ka ndryshuar, duke mbajtur të njëjta kërkesa si dhe një vit më parë. Regjistrimi do të kushtojë 15 600 lekë dhe të gjitha procedurat do të kryhen në bankë.
Xh. G