Pranimet në doktoraturë e master, kërkohen 5500 mijë kuota
21/04/2011 Universiteti i Tiranës 1 mijë kuota për doktorantët, 2 mijë për masterin shkencor dhe 2500 për atë profesional
Fillimi i vitit të ardhshëm akademik krahas pranimeve të propozuara për sistemin “Bachelor” do të shoqërohet me rritje të kuotave të pranimit edhe për programet e dyta dhe të treta të studimeve të larta që do të ofrohen në Universitetin e Tiranës. Kështu, rritja e kuotave do të shkojë për programet “master”, qofshin këto të nivelit shkencor apo profesional, si dhe për programet e doktoraturës. Nga të dhënat e detajuara rezulton se është propozuar nga strukturat drejtuese të këtij universiteti që për ciklin e dytë të studimeve për master të pranohen rreth 4500 studentë, ku vetëm për masterin profesional janë propozuar rreth 2500 vende, ndërsa për programin e masterit shkencor janë kërkuar rreth 2000 kuota pranimi. Një rritje e konsiderueshme e kuotave të pranimit është propozuar edhe për programet e doktoraturës, për të cilat janë propozuar që të pranohen rreth 1 mijë kandidatë për të gjitha fakultetet. Njëkohësisht janë bërë propozime edhe për rritje të pranimeve në studimet me kohë të pjesshme, kur për të gjitha ciklet bëhet me dije se do të lihen rreth 4 mijë vende. Tashmë këto propozime janë dërguar pranë dikasterit të Arsimit, që pas shqyrtimit do t’ia përcjellë Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me pranimet finale që do të realizojnë institucionet e arsimit të lartë në vend. Lidhur me tarifat e studimeve bëhet me dije se rritja e kotove do të jetë vendim që do ta marrë qeveria. “Universitetet kanë nevojë që, nëse nuk kompensohet me rritjen e tarifave shkollimi, pjesa tjetër duhet të kompensohet me financim buxhetor që brenda universiteteve rialokimi të bëhet sa më optimal dhe të shkojë sipas nevojave dhe kritereve që kanë universitetet”, - është pohuar nga kreu i këtij institucioni pak kohë më parë. Pranimet në programet e doktoraturës dhe ato të masterit do të vijojnë të bazohen në konkurrimet me dosje. Megjithatë, bëhet me dije se të tetë fakultet përbërëse të këtij universiteti do të klasifikojnë edhe kriteret e veçanta që do të përdoren për selektimin e kandidatëve që do të vijojnë studimet e larta dy- dhe trevjeçare në këto programe studimi. Në studimet e doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave”. Këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vjet dhe përfshijnë 40 deri ne 60 kredite për studime të organizuara teorike. Në përfundim të ciklit të tretë lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor”. Rritja e pranimeve në këto cikle studimi do të shoqërohet edhe me rekrutim të stafeve akademike, të cilat do t’i vijnë në ndihmë procesit mësimor. Kundrejt rritjes së pranimeve në auditorë është konfirmuar se do të veprohet edhe me rekrutimin e stafit akademik shtesë. Kështu, sipas nevojave të evidentuara nga vetë fakultetet për vitin e ardhshëm do të kërkohen rreth 120 pedagogë të rinj, që do t’i vijnë në ndihmë procesit mësimor.