E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e protesta ne Greqi

Ne këtë tubim manifestuesit kane kërkuar tërheqjen e qeverise për shkurtimet e pensioneve me 20 per qind si dhe uljen e pagave për te paktën 30 mije punonjës te sektorit publik. Ata njoftuan shtrirjen e këtyre protestave edhe ditën e premte. Ndërkohë greva ne Greqi e transportit publik vijon. Trena, tramvaje, autobusë, taksitë dhe metroja nuk kane funksionuar qe prej orëve e para te mëngjesit, duke krijuar një kaos te vërtetë ne dy qytetet me te mëdha, Athinë dhe Selanik. Gjithashtu, ne mesdite janë shënuar vonesa te fluturimeve, madje edhe aullime te tyre, për shkak te ndërprerjes se punës për tre ore nga kontrolloret ajrore. Qeveria Papandreu publikoi një seri masash shtese për te përfituar këstin e gjashte te ndihmës me vlere 8 miliardë euro, ku përfshiheshin ulja e pensioneve, shkurtimi i 30 mije vendeve ne punës ne ndërmarrjet publike, si edhe rritja e taksave. Ministri grek i financave Venizelos paralajmëroi se pa vënien ne zbatim me shpejtësi te këtyre masave, shteti grek do te shkoje drejt falimentimit te sigurte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›