E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS përplasje për ligjet

Kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi ka bërë të qartë se pa përmbushjen e kësaj pakete, opozita nuk do të pranoje te votoje ligje me shumice te cilësuar, duke bere thjesht riparime që nuk do të rikthenin sipas tij funksionimin normal të punës mes PS dhe PD. Kjo u pa edhe be seancën e te enjtes, gjate te cilës nuk u arrit të votoheshin 6 kode të cilat kërkoni 3/5 e votave. Kjo oferte e socialisteve, ka rikthyer replikat e forta mes palëve, kur kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, ka zbuluar dhe një pjese të bisedës në koherencën e kryetareve, ku sipas tij PS ka kërkuar dhe nisjen e negociatave për presidentin e republikës. Palët kanë debatuar edhe për faktin se kush duhet të mbaje përgjegjësinë për një refuzim te mundshëm te kërkesës për statusin e kandidatit, ne muajin tetor. Gjate paradites është miratuar pa konsensusin e palëve kalendari 3 javor i punimeve, i cili përfshiu edhe disa projektligje qe kërkojnë tre te pestat e votave. Mazhoranca e miratoi kalendarin me 55 vota pro dhe 49 kundër ndërsa 9 deputete nuk morën pjese ne votim.
Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›