Greva e transporteve mpin Greqinë
E gjithë industria greke e transportit u bllokua dje në çastin kur unioni më i madh punëtor në vend shpalli një grevë 24-orëshe gjithëpërfshirëse, në shenjë proteste ndaj planit të qeverisë për të shitur shoqërinë shtetërore të fluturimeve "Olympic Airlines". Të paktën 50 fluturime ndërkombëtare u pezulluan dje nga shoqëria ajrore shtetërore, që po përjeton probleme të rënda financiare. Është lejuar vetëm një fluturim për çdo destinacion, gjë që ka bërë mbetjen e qindra udhëtarëve në ambientet e aeroportit ndërkombëtar të Athinës.
Njëherësh, i gjithë transporti publik u zu në ngërç të plotë nga greva - përfshi shërbimin metro të Athinës, shërbimet hekurudhore shtetërore dhe autobusët e qyteteve - duke i detyruar të gjithë përdoruesit e këtyre shërbimeve të udhëtonin me veturat e veta për të kryer nevojat e ditës, gjë që shkaktoi probleme të rënda trafiku në shumë zona të Athinës. Grevës iu bashkuan edhe punonjësit e OTE-s, kompania shtetërore e privatizuar pjesërisht, dhe kompania shtetërore e energjisë elektrike PPC, të cilat operuan gjatë ditës së djeshme me atë minimum të stafit që duhet për t‘i mbajtur operative.
Greva u organizua nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë dhe përfaqëson rreth 2 milionë punëtorë. Greva 24-orëshe pason deklaratën e qeverisë greke, sipas së cilës planifikohet mbyllja dhe shitja e shoqërisë ajrore "Olympic Airlines", por pa marrë parasysh kërkesat për kompensimin financiar të punonjësve apo sistemimin e tyre nëpër segmente të tjera të sektorit publik.
"Duam që këto privatizime të marrin fund", tha për mediat Alekos Kalivis, zëvendëspresident i Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, përpara nisjes së një demonstrimi masiv proteste në qendër të Athinës. Qeveria greke, e zotuar të ndërmarrë reforma të prera, po e planifikon privatizimin e "Olympic Airlines" që nga prilli i këtij viti. Greva gjithëkombëtare e ditës së djeshme flet për një mospëlqim mbarëpopullor ndaj reformave dhe taksave të reja të vendosura nga qeveria që pas votimeve të vitit të shkuar, falë të cilave arriti ta mbajë përsëri në dorë pushtetin.