Greva e urisë në politikë është pa dobi
1 - Greva e urisë e disa deputetëve të partive të vogla ka përfunduar pa arritur dot objektivin. Duket se opinioni mediatik ka qenë i ndarë në vështrimin ndaj kësaj proteste, pasi disa e kanë konsideruar dështim, ndërsa të tjerë, të suksesshme. Ju, si e shikoni? Kush mendoni se ka përfituar nga ky zhvillim politik?
U kam thënë lexuesve të mi që përpara një jave, ndërkohë që greva e urisë e deputetëve ishte në kulmin e saj, se deputetët grevistë do të ishin të detyruar të dilnin prej “rrethimit” pa e bërë dot Kuvendin të ndryshonte mendje dhe vendim, lidhur me Kodin Zgjedhor që e kishte sjellë atë kundërshti. Kisha shtuar, bile, teksti është aty, në faqet e gazetës të së shtunës së kaluar, kush të dojë le ta shohë, se më e mira zgjidhje, pas hyrjes në grevë urie, do të ishte që ditën e aprovimit të Kodit Elektoral, deputetët grevistë të dilnin nga lokalet e Kuvendit dhe të deklaronin se greva kishte qenë vetëm një “gjuhë politike” për të tërhequr vëmendjen te pathemeltësia e Kodit Elektoral dhe të premtonin publikisht se do ta vazhdonin betejën demokratike në forma të tjera.
Këto kam thënë. Pa bërë fallxhorin, them se gjithkush mund të verifikojë sa kam shprehur më lart.
Sigurisht, ndihem i qetë që nuk e zhgënjeva lexuesin me këtë parashikim, por të them të drejtën, kur e kam shkruar, nuk kam pasur asnjë dëshirë për ta bërë e për ta botuar atë analizë. Ishin çaste aq dramatike, ku ndodhesh papritur dhe padashur, ndërkohë që gazeta nuk të pret, por të thërret për t’ia thënë mendimin tënd lexuesit. Mirë a keq, por gjithmonë me sinqeritet pa asnjë hije, drejtpërdrejt, me shqetësim miqësor dhe qytetar, jo vetëm i fola lexuesit, por, aq sa kisha mundësi, u dërgoja edhe një mesazh deputetëve grevistë, që i shihja me shqetësim qytetar të futur në një rrugë pa krye. Të kapur “sanduiç” rrezikshëm midis kundërshtarëve politikë kokëfortë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, masave e oratorëve tepër të eksituar në sheshin para Kuvendit, plot pasione të ndezura për ta bazuar oratorinë mbi rrezikimin e jetës së të tjerëve.
E dija se mund të keqkuptohesha, por fundja çfarë rëndësie kishte kjo? Asnjë lloj rëndësie. Dikush tha: “Qëndrim prej filozofi”, dikush tha edhe të tjera, por, intelektuali nuk thotë vetëm “po”, nuk është vetëm solidar me ndjenja altruiste, nuk është thjesht humanist për të bërë thirrje për të mbrojtur jetën. Intelektuali e thotë mendimin sikurse e ka. Edhe kur i ngjisin epitete apo e etiketojnë si të shtyrë nga motive të pamendueshme, të bazuara te lidhjet e gjakut, karrierës apo tipare psikologjike të shpikura: Djali i tezes apo tezja e djalit, vajza e dajës apo daja i vajzës, nipi i xhaxhait apo xhaxhai i nipit etj.
Nuk besoj që intelektualin ta duan vetëm për të thënë automatikisht “po”, pa u menduar dhe pa qenë dakord. Më i dobishëm, besoj, intelektuali bëhet kur di të thotë edhe “jo”, ndonëse nuk këmbëngul, respekton vuajtjet e të tjerëve, shpëton shpirtin e tij, e kur s’e dëgjojnë tërhiqet në punë të vet. Ai shprehet individualisht dhe kur i duhet, nuk ndjek as shembullin e miqve të tij.
Sigurisht, secili ndërmerr ato veprime që i quan të drejta. Ju më pyesni, unë shmang të them gjëra të përgjithshme sepse këtu nuk paraqitem si studiues, por thjesht si qytetar.
Personalisht, kam qenë e jam kundër të gjitha grevave të urisë.
Aq më tepër mendoj se një grevë urie nuk është një mjet politik demokratik.
E më tej, nuk njoh asnjë grevë urie që në vetvete të ketë qenë e suksesshme.
Ky është mendimi im dhe ai nuk përfshin askënd tjetër.
Një grevë urie nuk mund të shkojë kurrë deri në fund, edhe nëse objektivat që i ka vendosur vetes, nuk realizohen. Njeriu e ka të pamundur, filozofikisht, të pranojë vetësakrifikimin në mënyrë të ngadalshme nga uria. Mund të vrasë veten në mënyrë të menjëhershme, por jo të bëjë një sakrificë sublime nëpërmjet askezës së gjatë ushqimore. Kjo është e pamundur. Ka të bëjë me thelbin njerëzor. Por, nuk dua të ndalem shumë në këtë analizë, sepse kërkon trajtesa të gjata.
Dikush mund të thotë se greva e urisë nuk kishte qëllim të shkonte deri në fund, por do të ishte vetëm një mjet tërheqjeje vëmendjeje dhe ushtrim presioni. Këtu pikërisht qëndron problemi sipas meje. Ky arsyetim është paradoksal. Nëse dihet se një grevë urie nuk do të shkojë dot deri në fund, atëherë, bashkë me këtë, përfundon edhe roli i saj si mjet presioni dhe tërheqje vëmendjeje. Si gjuhë politike, ajo nuk mund të përdoret dot më dy herë. Dihet se askush nuk i shkon dot asaj fatmirësisht deri në fund.
Nuk e kupton dot as elektorati një grevë urie të bërë nga deputetët.
Elektorati i tyre e mbështeti, por kjo nuk mjafton. Ky elektorat është i bindur edhe pa grevën. Elektorati kundërshtar nuk të pranon, kurse të lëkundurit, të cilët qëndrojnë larg politikës, ata nuk kanë besim te politikanët. Ndofta e kanë gabim, por ja që fakti është se ata nuk u besojnë politikanëve të të gjithë krahëve. Ata mendojnë se politikanët, sidomos deputetët, janë qenie të privilegjuara, të pasur, me status social të stabilizuar, të përkëdhelur nga fati. Publiku mirëpret një akt greve urie të ardhur nga njerëz që të ndodhur në mjerim, shkojnë edhe më tej, dhe i shtojnë aktit të padrejtësisë që u kanë bërë në planin ekzistencial, edhe një akt mazokist askeze materiale dhe ushqimore. I varfëri, i dobëti, i nëpërkëmburi, shihet me admirim nga publiku kur kalon në grevë urie, sepse gjithçka është në vijimësi. Shihet me admirim një grevë urie që ka në themel një çështje personale të një individi apo grupi. Kurse, shtresat e larta politikisht të shoqërisë nuk përkrahen nga publiku i gjerë nëse hyjnë në një grevë urie. Duket një kundërsens. Ky është një rregull i përgjithshëm. Fakti është që sheshet nuk u mbushën me grevistë urie, sikurse i këshillonin disa politikanë njerëzit në sheshin përpara Kuvendit, ku çdokush mund t’u përgjigjej: “Përderisa ju duket kaq e dobishme një grevë urie, përse nuk hyni dhe ju vetë bashkë me kolegët e tjerë në një grevë tjetër urie?”
Greva e urisë, marrë në kuptimin e nisjes vullnetare për një vetësakrifikim nëpërmjet një askeze ushqimore, nuk më duket mjet demokratik, për dy arsye themelore: Së pari, sepse edhe nëse ka raste kur ajo mund të konsiderohet e dobishme, atëherë duhet pranuar bashkë me këtë fakt se sistemi demokratik nuk ekziston më përderisa ka operatorë politikë që nuk mund të shprehen lirisht, por gjejnë si gjuhë politike këtë artikulim mesazhesh nëpërmjet trupit dhe degradimit të tij të vullnetshëm. Në këtë rast, greva e urisë konsiderohet si një ngjarje e ndodhur jashtë një konteksti demokratik. Së dyti, marrë përsëri në kuptimin e vet të plotë, një grevë urie në njëfarë kuptimi vendos në balancë të tensionit vdekjen e vullnetshme, të parashikuar si mundësi. Shkatërrimi i vetes, edhe nëse konsiderohet si rrugë e vetme për të zgjidhur një problem, është gjithsesi përtej politikës, ka të bëjë me jetën dhe ruajtjen e saj, pra është përtej demokracisë dhe diktaturës. Jetën askush nuk ka të drejtë t’ia marrë vetes, veçse për të mbrojtur jetë të tjera.
Një grevë urie në politikë nuk e përkrahin, gjykoja, as partnerët tanë perëndimorë, të prejardhur shumica nga një fe e krishterë, simbolike dhe me kuptime të caktuara mbi raportin mes demokracisë dhe jetës.
Sot Perëndimi nuk e percepton dot aq kollaj rolin e heroit në politikën e kontinentit. Bile, as nuk e do. Deputeti konsiderohet pikërisht ai që ka për qëllim të artikulojë nëpërmjet fjalës në mënyrë që elektorati, qytetarët, t’u ikin lëvizjeve reale, fizike, akteve materiale të rrezikshme. Deputeti shihet si ai që bën të mundur që me artin e fjalës ta shndërrojë realitetin në një simbolikë politike. Kurse, kësaj radhe, te ne ndodhi e kundërta. Deputetët ndodheshin të futur në një akt praktik të drejtpërdrejtë dhe ekstrem, kurse elektorati përtej sallës së Kuvendit mbante ligjërime apo dëgjonte ligjërime politike nga autorë spontanë apo të parashikuar. Skena ishte vendosur e gjitha në anë të kundërt. Politika është shndërrim i energjive materiale në simbolikë verbale dhe jo e kundërta, pra nuk është heqje dorë nga të shprehurit verbal për të shkuar drejt një gjuhe trupore. Perëndimi nuk e pranon, kërkon largim nga të shprehurit me gjuhë trupore në politikë. Mirë a keq, Perëndimi i sotëm, tekstet themeltare të demokracisë, vetë Kushtetuta jonë, pranojnë “diktaturën e numrit”, të shumicës, por nuk pranojnë presionin e ardhur nga gjuha e trupit. Ky është kuadri ligjor i demokracisë. Mund të jesh kundër, ndofta ke të drejtë, por nuk ka rrugë tjetër. Sikur çdo grup deputetësh të hynte në greva urie, jeta parlamentare shqiptare do të shënonte dështimin përfundimtar. E kuptoj se në historinë tonë më shumë është kënduar me lavde gjuha e trupit dhe jo gjuha verbale, por konteksti i demokracisë e ka ndryshuar rregullën e lojës. Demokracia si sistem ligjor konsiston pikërisht në zëvendësimin e heroizmit me rutinën procedurale, veprimin real me lojën simbolike të shifrave, gjuhën e trupit me gjuhën e artikulimit verbal, shpesh pa ndonjë kuptim.
Demokracia proceduralisht është kryesisht vetëm numër.
E kufizuar, por nuk pranon kriter tjetër.
Pa dyshim që shumica mund ta ketë gabim, por ja që në demokraci nuk sundon ai që ka të vërtetën, por ai që ka të drejtë. Të kesh të drejtë nuk do të thotë të kesh të vërtetën; të jesh me të vërtetën, nuk do të thotë të kesh të drejtë. E drejta është me atë që ka fuqi të marrë vendimin sipas procedurave në fuqi. E vërteta, e drejta, e mira, janë në këtë kulturë për të cilën po flasim tri koncepte të ndryshme prej njëri-tjetrit.
Asnjë grevë urie nuk ka përfunduar me sukses. Tjetër është kur ajo tërheq rreth vetes mijëra e qindra-mijëra njerëz. Pushtetarët tërhiqen jo nga frika e të ngujuarve, por nga presioni i masave që mbushin sheshet, çka nuk ndodhi, sikurse thamë, sepse simboli i “aristokracisë” politike në grevë urie është i pakuptueshëm nga masat e gjera të elektoratit. Ato preferuan të rrinë në shtëpi. Fundja, një pjesë e tyre ka bindjen e palëkundur, ndonëse ndofta të gabuar, se kushdo që të vijë në pushtet apo të rrijë në pushtet, për to asgjë nuk ndryshon. Skënderbeu mbi kalë sheh prej kohe të njëjtët njerëz që kalojnë para tij, duke nxituar nëpër sheshe, brohoritur, protestuar, qarë, qeshur, parakaluar.
Dhe së fundi, futja e liderëve kryesorë në grevë urie, bëri që para sheshit të Kuvendit, mikrofoni të përdoret në mënyrë të pakontrolluar nga tribunë që nuk m’u duk se shprehnin formula të qarta politike apo përcillnin mesazhe simbolike të forta dhe ndikuese. Thirrjet “No pasaran” vijnë nga larg, nga anarkistë revolucionarë spanjollë që luftonin kundër rrëgjimit frankist. Ishin kujtesë e thirrje e një prag-lufte civile. Askush nuk e do këtë as në vend e as jashtë vendit. Bile as ata që thërrisnin në këtë mënyrë. Bëheshin paralele pa kuptim me Presidentin Obama, kur dihet se ai nuk përfaqëson në politikë të dobëtit dhe minorancën, as partitë e vogla, por njërën nga dy partitë e mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pastaj, ligjërimi kalonte në një rrafsh human, ku thuhej se në grevën e urisë nuk bëhej më fjalë për të vlerësuar një akt politik, por qëndrimi ndaj disa jetëve. Pra, gjestin politik e thjeshtëzonin te një gjest pastërtisht human.
Ndërsa në fillim mbledhja e njerëzve para sheshit të Kuvendit kishte një rol të caktuar, në fund, oratorët dukej sikur pa dashje po u mbyllnin derën grevistëve për të ndryshuar taktikë, për të dalë nga një grevë urie që rezultoi se nuk do të vazhdonte dot më, i dënonin ata duke i vendosur pa dashje, por mizorisht, përpara një dileme fatkeqe: ose sakrificë supreme, ose jeni kundër asaj që flitet si opinion publik në shesh. Uroj grevistët që ditën të marrin distancë nga ato fjalime që thurnin himne për ata që kishin vendosur të sakrifikoheshin, për të cilat mund të them se së paku e kishin bazën te një gjendje psikologjike kolektive që vetëm masat në veprim e prodhojnë pa mëdyshje. Lexoni veprën e Gystav lë Bonit dhe do ta kuptoni.
- Kush përfitoi?, - më pyesni ju.
- Askush.
Të gjitha palët humbën.
Greva u ndërpre pa arritur objektivin e shpallur.
Kodi u aprovua duke i treguar publikut se dy partitë e mëdha politike nuk arrijnë dot të shkojnë drejt një transparence maksimale lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.
Por, për të treguar këtë nuk kishte nevojë për të zhvilluar një grevë urie. Kishte mjete të tjera të suksesshme dhe demokratike.
Nuk e di se kush e propozoi i pari idenë për të hyrë në grevë urie. Sesi më duket!
Në politikë nuk hyhet asnjëherë në një rrugë pa kthim. Politika është kthyeshmëri, është reversibilitet, është inxhinieri sociale, do të thoshte Karl Poper, “koha politike është e kthyeshme”, ka fisnikërinë të përsërisë pa reshtur një frazë që i kam thënë dikur në konfidencë, mikut tim, gazetari televiziv i lartësive, Arian Çani. Është e rrezikshme të hysh në një rrugë që simbolikisht e quan pa kthim. Masat dhe demagogët e shesheve të mbyllin derën nga pas dhe ndodhesh papritmas përballë një muri ku të shtyjnë deri në një përplasje fatale.
Për mua, vetë dalja nga greva përbën një sukses.
Suksesi i grevës së urisë ishte pikërisht dalja nga greva e urisë me një formulë dhe parulla të tjera veprimi politik.
Me këtë u mbyll njëherë e mirë e ardhmja e një greve tjetër urie me natyrë politike në historinë e Shqipërisë.
2 - Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor përbën përmbushjen e një prej standardeve më të rëndësishme të integrimit euroatlantik. Përveç suksesit, sa mendoni se do të ndikojë realisht kjo mënyrë e re e zgjedhjeve në forcimin e stabilitetit politik dhe konsolidimin e demokracisë shqiptare?
Që ta them deri në fund mendimin, qëndrimi im ndofta ka ngjallur moskuptime dhe keqkuptime, atëherë, një javë më parë, sepse ndonëse nuk e quaja grevën e urisë një mjet të dobishëm lufte politike dhe ndahem në parim prej saj, në përmbajtje, jam shprehur kritik ndaj atij që e kam quajtur “kod elektoral spanjoll që nuk ekziston as në Spanjë”. Ai përbën hapa pas lidhur me pjesëmarrjen e qytetarit në jetën politike. Jam shprehur hapur lidhur me këtë qoftë në faqet e gazetës sonë, qoftë edhe në televizion. Nuk dëshiroj të përsëris veten. Lexuesi nëse dëshiron, le të lexojë shkrimin “Shteti i meshkujve” që e gjen në faqen time web: artanfuga.com.
Thuhej se do të kufizonte hyrjen në Kuvend të deputetëve pa elektorat. Shohim se aleancat me të vegjlit po bëhen dita-ditës nga të gjithë krahët. Partitë satelitike do të futen përsëri në lojë.
Thuhej se do të shmangte hyrjen në Kuvend të biznesmenëve që nuk kanë lidhje me politikën. Shohim që ata po përgatiten të hyjnë me shumicë.
Thuhej se do të krijonte shumica qeverisëse solide, shohim se kjo do të varet nga elektorati dhe jo nga Kodi Zgjedhor. Nuk besoj se do të kemi shumica solide të pastra partish që mund të qeverisin pa aleatë. Partitë e vogla do të qeverisin me tekat e tyre sektorë të jetës politike dhe përherë do të “lajkosen” duke i penguar partitë e mëdha. Dushku ka aftësinë ta riprodhojë veten sepse Kodi i ri Elektoral bëhet nga Kuvendi i vjetër. Dushku prodhon Dushk.
Me një fjalë, nuk besoj se do të sjellë ndonjë risi.
3 - Gjithnjë e më shumë vende të botës dhe të rajonit po pranojnë “recesionin” si pasojë e krizës financiare mbarëbotërore. Në Shqipëri nuk ka ende një përcaktim ose më mirë të themi një “alarm zyrtar” apo publik për efektet e kësaj krize. A mund të jetë e sigurt ideja se ekonomia dhe në mënyrë të veçantë sistemi ynë bankar janë të mbrojtur nga efektet e krizës globale?
E kam shpjeguar në faqet e gazetës qëndrimin tim që përpara disa javësh. Ndofta kemi qenë të parët që e shpallëm dhe e analizuam si gazetë krizën që kishte trokitur. Jo, sistemi ynë bankar nuk mund të jetë i mbrojtur nga efektet e krizës. Por, nëse lexuesit kanë interes, le të pyesin dhe unë do të jem i gatshëm të përgjigjem javën që vjen. G-20 i bëri analizat dhe dha rekomandimet e veta.