Greva jonë, “uri” për drejtësi
Nikollaq Neranxi *
Në ditën e katërt të qëndrimit në grevën e urisë brenda sallës së Parlamentit, kemi pasur mundësi të mendojmë më shumë për atë që po bëjmë dhe për atë që presim si reagim njerëzor dhe të drejtë, jashtë Parlamentit. Në orët e qëndrimit tonë në hapësirën e bollshme të Parlamentit, ku u përballëm me mungesën e temperaturës së ngrohtë dhe të tjera kushteve minimale, kemi pasur rastin të meditojmë se ç’ndodh kur një ligjvënës pëson fatin e të papërkrahurit prej shumicës së atyre që administrojnë institucionet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Greva jonë si deputetë të këtij Parlamenti, nuk duhet parë thjesht si një reagim politik. Ky veprim ekstrem është kambana e alarmit, se brenda institucionit ligjvënës po lind një krizë e re politike, e cila me dashjen apo pa dashjen e PD-së dhe PS-së, do të dalë jashtë dyerve të Parlamentit. Të gjithë ne deputetët e ngujuar, jemi para së gjithash prindër dhe familjarë. Kemi detyrim për t’u gjendur pranë fëmijëve tanë, për të përcjellë tek ata, dashurinë e patjetërsueshme dhe përkëdhelinë prindërore. Kjo mungesë e jona nëpër vatrat familjare, nuk është një tekë apo sjellje kapriçioze. Secilit prej nesh, në orët e natës dhe ditës, na mungon kontakti dhe komunikimi me këta njerëz të dashur, na mungon takimi dhe puna e përditshme normale, na mungojnë mjediset ku planifikonim të gjendeshim në shërbime qytetarësh dhe në ndjekje të punëve tona të zakonshme. U mbushën katër ditë ku mbetemi të privuar nga kjo përditshmëri normale, duke qenë personazhe të një ngjarjeje të pazakontë. Katër ditë kanë qenë të mjaftueshme për të përqendruar vëmendjen e atyre që duhet ta rishikojnë edhe një herë vendimin e tyre përjashtues nga skema e paraqitjes së forcave politike në administratën zgjedhore dhe në komisionin e rëndësishëm të numërimit të votave. Heshtja dhe indiferenca në këtë rast janë prova kokëfortë që përligj vazhdimin e grevës si mundësia e fundit që na u la. Ne e dimë që ai që ta merr me qëllim dhe ndërgjegje të drejtën, e ka shumë të vështirë të ta kthejë me vullnet të lirë. Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në sallën e Parlamentit, kam risjellë në kujtesë, si të gjithë kolegët e ngujuar, grevat e ngjashme të ish-deputetëve dhe figurave të shquara të pluralizmit. Natyrisht më i afrueshmi në kujtesë mbetet rasti i ish-kryetarit të Parlamentit, zotit Pjetër Arbnori. Ky emër, i njohur për historinë e vet personale, ishte atëherë deputet i Partisë Demokratike, parti e kryeministrit në detyrë, Sali Berisha. Ish-kreu i opozitës Berisha, atëherë u akuzua nga disa palë dhe përfaqësues se po përdorte grevën e urisë së “Mandelës shqiptare”. Sakrifica e zotit Arbnori e ndihmoi me shumë sukses atëherë kryeopozitarin Berisha. Sot koha dhe personazhet kanë ndërruar. Ne jemi në luftë për një të drejtë të ngjashme me atë që kërkonte dikur Berisha përmes grevës së një luftëtari pacifist. Por pushtetari Berisha sot s’ka veshë për të dëgjuar e sy për ta lexuar drejt sakrificën tonë. E shohim të privuar nga çdo ndjenjë humane edhe kryeparlamentaren Topalli, e cila më shumë se për fatin e deputetëve, është e preokupuar për sallën, si mjedis në dispozicion të saj. Kjo shmangie nga detyrimi për të parë dhe reaguar, flasin qartë se në këtë vend, ku e drejta dhunohet dhe shtrembërohet vazhdimisht në Parlament, ata që humbasin janë qytetarët e këtij vendi. Prandaj, koha e zgjatjes së grevës sonë të urisë, më shumë sesa sakrifica jonë, është një ndëshkim për ata që janë të pangopur me padrejtësi. Greva jonë është uri për drejtësinë, për atë drejtësi që lidhet me votën e qytetarit të lirë, i cili mbrohet vetëm prej saj. Jashtë votës dhe së drejtës së mbrojtjes së saj, nuk mund të ketë drejtësi. Eshtë kjo arsyeja që ne zgjodhëm sallën e Parlamentit për këtë grevë. Duke u ngujuar pikërisht në vendin ku populli pret të bëhen ligje për një jetë më të mirë për ta, ne mendojmë se e përmbushim më së miri këtë mision. Edhe pse nuk është dobësi ta them se jashtë qenies time si politikan, më rëndon ky realitet absurd teksa shoh fëmijën tim 7-vjeçar nga ekrani i televizorit, i cili padashur (dhe pa mundur të kuptojë se ç’po ndodh) bëhet aktor i një skenari të pisët, i shkruar me zell nga drejtuesit e papërgjegjshëm të këtij vendi.
* Letër drejtuar shumëkujt dhe në mënyrë të posaçme kryetares së Kuvendit dhe politikanëve drejtues të institucioneve partiake të këtij vendi.