E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masivet pyjore nen flake

Mësohet se flaket vazhdojnë te përhapen duke u favorizuar dhe nga era. Deri tani sipas repartit te zjarrfikëseve janë shkrumbuar dhjetëra hektarë me pyje. Sa i përket rasteve te tjera te zjarrit ne qarkun e Elbasanit si ne ullishtat e qytetit si dhe ne rrethinat e Gramshit, mësohet se nuk ka pasur probleme ne shuarjen e tyre nga mjetet zjarrfikëse. Megjithatë, drejtoria rajonal pohon se ka mungesë te efektiveve, madje edhe gjendja teknike e mjeteve nuk është ne nivelin e duhur. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur ne zonën e Porto Romanos ne Durrës. Flaket kane përpirë një sipërfaqe te madhe me ullishte dhe shkurre. Mjetet zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve, te ndihmuar edhe nga vete banoret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›