E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, hapet kopësht i posaçëm për fëmijët rom

Hapet në njësinë bashkiake numër 4 në Tiranë një kpësht i posaçëm për fëmijët rom. Ky kopësht pritet të filloj funksionin e tij gjatë këtij fundviti dhe në të do të akomodohen 25 fëmijë. Në këtë kopësht, do të krijohet edhe një kurs Analfabetizmi.. 

TIRANE- Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me biznesin privat ka mundësuar krijimin e një kopshti të posaçëm për fëmijët rom, të moshës parashkollore në Allias, në njësinë bashkiake numër 4. Ky kopësht do të fillojë funksionimin gjatë këtij fundviti dhe në ambientet e tij do të akomodohen rreth 25 fëmijë rom. Ndërkohë, brenda qendrës sociale ku është vendosur ky kopësht, Bashkia e Tiranës do të krijojë për herë të parë “Kursin kundër Analfabetizmit”.
Ky kurs do të jetë i hapur dhe pa kufizim moshe për frekuentuesit e komunitetit rom. Kursi do të fillojë funksionimin e tij në fillim të muajit janar dhe vullnetarë të forumeve të ndryshme të kryeqytetit do të jenë trajnuesit që do të marrin përsipër të zbusin sadopak dukurinë e rëndë të analfabetizmit për këtë komunitet, dukuri që është rritur dukshëm pas vitit 1991, ku shumë fëmijë rom ose nuk regjistrohen fare në shkolla, ose i braktisin ato. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›