E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket: Ndalni sulmin dhe denigrimin

Protesta e heshtur e mjekeve ka hyre ne diten e dyte. Ata permes nje deklarate kane fajesuar politiken per gjendjen e mjerueshme te spitaleve.

Ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" mjeket kane pezulluar cdo shtrim apo operacion te planifikuar, deri diten e hene ne shenje proteste ndaj sulmeve te njepasnjeshme qe u bene tre mjekeve

Vetem ne urgjence dhe ne reanimacion puna e mjekeve dhe infermiereve vazhdon normalisht. Ata e mbeshtesin kete greve por nuk mund te mos japin ndihmen e pare per pacientet qe paraqiten ne gjendje te rende shendetesore

Mjeket  permes nje deklarate kane kerkuar status te vecante dhe miratimin e nje kuadri ligjor, ku problemet qe dalin gjate ushtrimit te profesionit te mos trajtohen si veper penale, por shkelje administrative e shume siguri dhe respekt ne pune.

Ata bejne thirrje gjithashtu qe te mos pergjithsohet mitmarrja e individeve te vecante me pune e te gjithe bluzave te bardha.

Pas goditjes me thike te mjekut Agron Ylli, Ali Refatllari dhe Kosta Koci, mjeket dhe profesoret e Fakultetit te Mjekesise kane vendosur te bojkotojne punen ne spital por edhe ne fakultet.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›