Greva për banesat në ditën e tetë, pronari tenton të shembë godinën
Tiranë- Greva e banorëve tek rruga Margarita Tutulani ka hyrë sot në ditën e tetë të saj dhe asnjë prej autoriteteve nuk ka marrë gjeturn një zgjidhje për shqetësimet e tyre. 1
0 grevistët shprehen të bindur se do të vijojnë të qëndrojnë pranë banesës ku kanë jetur për dhjetra vjet deri sa qeveria të gjejë një zgjidhje për ta. Situata shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet, pasi disa janë të moshuar dhe vuajnë nga sëmundje të ndryshme, kryesisht tensioni. Madje ata sot kanë refuzuar edhe ndihmë mjekësore.
Sot situata është përkeqësuar sepse pronari i shtëpisë ka filluar prishjen e saj, i mbështetur edhe nga forcat policore. Ky veprim është kundërshtuar ashpër nga vetë banorët, pasi sipas tyre është i jashtëligjshëm.
Dje grevistët kanë ngritur një padi penale ndaj Entit të Banesave ‘Për shkelje ligjore’. Enti ka vënë në lëvizje gjykatën për urdhrin e ekzekutimit. Akti normativ është për lirimin e banesave të ish- pronarëve, ndërsa urdhri i gjykatës bazohet në një certifikatë pronësie trualli”,- është shprehur Agron Gjebia, për përfaqësues ligjor i banorëve.
Më herët grevistët kanë refuzuar edhe propozimin e kreut të bashkisë Lulzim Basha për mundësimin e sistemimit të menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t’i sistemojë me 3 programet për strehim: Banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.