Greva për diplomat, 3 studentë në spital
TIRANE- Studentët e Universitietit të Kamzës kanë hyrë sot në ditën e shtatë të grevës së urisë. Gjendja shëndetësore e tre prej tyre është përkeqsuar dhe janë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza.” Studentët hynë në grevë pasi Ministria e Arsimit nuk mori parasysh kërkesën e tyre për të vazhduar studimet edhe në nivelin e dytë DND, pa mesatare. Ata kërkojnë përfshirjen e të gjthë studentëve në nivelin e dytë DND pasi nuk janë informuar më herët për këtë vendim, por vetëm në përfundim të tre viteve të para të studimit.
Studentët kanë protestuar fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, kanë kërkuar përgjigje nga institucionet për rrëth tre javë, por pa asnjë rezultat. Pas këtyre përpjekjeve, 15 prej tyre kanë hyrë me forcë në ambientet e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Sot është dita e shtatë e grevës, ndërsa ditë për ditë studentët shoqërohen për në spital, pasi gjendja e tyre përkeqësohet.
(m.a/BalkanWeb)