Rama: Më 20 nëntor do shembim murin që pengon votën e lirë
KORCE- Nga Korca, ku u mbajt protesta e radhës e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit, kreu socialist Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit ti hapë rrugë transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Berisha kërkon të fusë duart për të fshehur gjurmët që nesër kur t’i vije laku në fyt, të pranojë hapjen e kutive. Por ne do t’i themi atëherë, se nuk do të kërkojmë më hapjen e kutive, por rrëzimin e Berishës.“ u shpreh Rama përpara qytetarëve të pranishëm në protestën e radhës të opozitës.
Ndërsa ripërsëriti edhe në Korcë bindjen e socialistëve për të mos u futur në parlament, Rama ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së madhe për hapjen e kutive , në 20 nëntor në kryeqytet për të kërkuar të drejtën e nëpërkëmbur e për të rrëzuar, sipas Ramës, murin e politikës së vjetër që pengon votën e lirë.
“Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndërrat tuaja për të ardhmen të cilat janë të burgosura në kutitë e votimit“ theksoi kryesocialisti.
(e.n/BalkanWeb)