E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet me armë 40 vjecari, në pranga autori

SHKODER- Vrasje me armë në qytetin e Shkodrës. Një 40-vjecar Bashkim Bahri është vrarë mesditën e sotme në lagjen Skënderbeg, ndërsa policia ka arrestuar autorin e krimit Nilson Sokoli. Ngjarja ka ndodhur pasdrekën e sotme pranë ish fabrikës së verës në qytetin e Shkodrës. 
Mësohet se autori i vrasjes është 20 vjecari Nilson Sokoli. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit të vrasjes, ku ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi viktimën, ndërsa është larguar menjëhëre nga vendi i ngjarjes. 
Kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa viktima është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku gjeti vdekjen pas 30 minutash nga plagët e marra. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa pas rreth një ore është bërë i mundur arrestimi i autorit në vendin e quajtur Kodrat e Bardhajve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›