E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevat paralizojne Britanine e Madhe

Punonjësit e sektorit publik në mbarë Britaninë e Madhe, po bëjnë një grevë mbi pensionet në atë që sindikatat thonë seështë greva më e madhe që prej vitit 1979.

Mijëra shkolla janë mbyllur dhe ndërhyrjet të cilat nuk janë konsideruar urgjente në spitale, janë anuluar.

Gjykatat dhe zyrat qeveritare janë gjithashtu ndër shërbimet e ndërprera.

Sindikatat kundërshtojnë planet e qeverisë konservatore për të bërë që punonjësit të punojnë më gjatë, të kontribuojnë më shumë për pensionet, mosha e përfitimit të të cilit dje u rrit në 67 vjeç.

Më shume se 1000 protesta dhe demonstrime janë duke u zhvilluar në mbarë vendin, ndërsa marshimi me i madh mbahet në qendër të Londrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›