E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet një sulmues i armatosur në Stamboll

Është vrarë nga forcat e sigurisë turke personi i armatosur, që terrorizoi zonën turistike të Stambollit.

Siç raporton Reuters, ai ka mbetur i vrarë, pasi qëlloi me pushkë pranë kompleksit të pallatit Topkapi, duke plagosur dy persona.

Siç raportojnë mediat turke, personi ishte i armatosur me pushkë shotgun.

Nuk dihet ende identiteti i tij dhe motivet e këtij sulmi. Lajmi është konfirmuar edhe nga CNN turk, i cili transmetoi imazhe të ambulancave në vendngjarje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›