Turqia me sanksione të reja kundër Sirisë

Turqia njoftoi se do të pezullojë të gjitha marrëdhëniet financiare me Sirinë dhe të ngrijë pasuritë e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, duke njoftuar sanksionet në një konferencë shtypi, tha se regjimi sirian "ka ardhur në fund të rrugës", duke injoruar thirrjet nga bashkësia ndërkombëtare për të ndalur goditjen e tij të përgjakshme mbi protestuesit.
Ai gjithashtu tha se Turqia do t’u ndalojë kompanive të veta shitjen apo shpërndarjen e ndonjë pajisje ushtarake në Damask.
Thuhet se një marrëveshje bashkëpunimi me Sirinë është pezulluar deri në ardhjen në vend të një qeverie të re dhe "të ligjshme" .
Veprimi i Turqisë pason sanksionet e njoftuara nga Liga Arabe kundër Sirisë.