Grevë njëorëshe për pagat në një fabrikë private
Punëtorët e një fabrike prodhimi këpucësh në Shkodër kanë zhvilluar dje paradite një grevë njëorëshe në shenjë proteste për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave. Fabrika numëron rreth 900 punëtorë, të cilët vetëm para pak ditësh zhvilluan një grevë, pasi kishin disa javë pa marrë rrogat. Megjithëse rrogat janë marrë, punëtorët vazhdojnë të këmbëngulin duke përdorur grevat si armën e tyre të vetme në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e rrogave. Greva është zhvilluar paraditen e djeshme për një orë. Organizatorët e saj kërkuan nga drejtuesit e ndërmarrjes që të merren parasysh kushtet ku punojnë. Më tej, ata kërkuan me këmbëngulje rritjen e rrogave. Sipas tyre, rroga prej 100 eurosh është diskriminuese në një kohë kur është vendosur me ligj që të mos ketë rroga më të vogla se 16000 lekë.