E Diel, 1 Nëntor 2026

Greve urie per KQZ-ne

Levizja Socialiste per Integrim paralajmeron futjen ne greve urie nese dy partite e medha nuk terhiqen nga eleminimi i antarit te saj ne Komisionet Zgjedhore (UPDATE).

”Duam qe ne zgjedhjet e ardhshme shqiptareve t’u miratohen votat e tyre dhe jo votat e dyshes Berisha-Rama”, u shpreh Meta.

Nje dite me pare ne posten elektronike te mediave te ndryshme eshte shperndare nje e-mail nen emrin e Paskal Milos ku ai pranonte t’i bashkohej greves se urise ne pergjigje te asaj qe nder radhet e e-mailit quhej goditje ndaj votes se lire dhe demokracise ne vend.

Por Paskal Milo mohon autorsine e kesaj deklarate per shtyp duke u shprehur kunder futjes ne nje greve urie. “Qendrimet ndaj Kodit te ri Zgjedhor jane e drejte e cdo partie, por kontestimet nuk duhet te shprehen me greva urie”, u shpreh Milo.

Nderkohe i hapur per nje greve urie por si mjet i fundit pas negociatave me presidentin dhe kreret e partive te tjera te vogla eshte edhe Nard Ndoka.

Kur pritet qe Kodi i ri Zgjedhor te vije ne kuvendin e Shqiperise per t’u votuar brenda muajit nentor mbetet ende per t’u pare se cilat do te jene levizjet konkrete te partive te vogla per te penguar miratimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›