Droga e Lazaratit kapet ne kufi

Sarande- Droga e Lazaratit kapet ne Sarande, ndersa nje prej te dyshuarve, i denuar per trafik klandestinesh, i eshte pergjigjur me arme efektiveve, po per fat te mire pa pasoja. Pese persona u arrestuan diten e djeshme nga policia e qytetit bregdetar, ndersa ne Delvine lokalizuan dy automjete, ne bagazhet e te cilave kishte nje sasi prej 286 kg kanabis te paketuar dhe qe kishte destinacion Greqine. Operacioni "Kunderpergjigjja e pare" eshte zhvilluar ne bashkepunim me Antidrogen e Vlores, ndersa ne perfundim te tij, drejtori i policise, Vehbi Bushati, ka dhene edhe nje konference per shtyp. Po paraditen e djeshme eshte zhvilluar edhe operacioni i koduar "Tregu i vetmuar", qe coi ne pranga nje posedues te 293 grameve heroine.
Burime zyrtare thane se ne pranga jane vene Aleksander Draci, 29 vjec, Fetah Muhameti, 32 vjec, Arben Tahiraj, 42-vjec, Lavderim Tozo, 51-vjec dhe Gramoz Tahiraj, 42 vjec, te gjithe banues ne Delvine. Ne cilesine e proves materiale jane bllokuar dy autovetura dhe sasia e droges. "Operacioni i koduar "Kunderpergjigjja e pare" ka nisur nje muaj me pare dhe te dyshuarit mbaheshin nen vezhgim gjate levizjeve te tyre deri ne kapjen ne flagrance", tha kryepolici Bushati. Gjate goditjes kane marre pjese rreth 50 uniforma blu, duke bere qe finalizimi te ishte i plote.
Ne konferencen e shtypit, Bushati beri te ditur gjithashtu se gjithcka kishte nisur mesnaten e se premtes, ne vendin e quajtur "Qafa e Saronese", ne rrugen mes fshatrave Pllake e Xarre te Sarandes, ku efektivet e policise bllokuan 286 kilograme kanabis sativa. Nen arrest u vune 5 te dyshuar, si te perfshire ne trafikimin e kesaj sasie, e cila kishte si destinacion Greqine.
Policia tha se mjeti tip furgon "Volkswagen", me targa DL 28 78 A, ngjyre e bardhe, kishte ne bord sasine prej 286 kg kanabis, ndersa drejtohej nga Arben Tahiraj. Ndersa ne makinen tjeter tip "Mercedes-Benz 250", me targa DL 29 37 A, ngjyre vishnje, u ndaluan kater personat e tjere qe kryenin dhe shoqerimin nga larg te mallit ne furgon. Mesohet se edhe dy armet, jane gjetur brenda ngarkesave te droges dhe qe mbaheshin per cdo te papritur gjate rruges.
Burime policore thane se mjetet ishin nisur drejt kufirit tokesor shqiptaro-grek, ku me pas do te kaloheshin me ndihmen e personave te tjere te perfshire ne rrjet. Dyshohet se origjina e kanabisit eshte Lazarati, nje prej zonave qe njihen si kultivuese e kesaj bime narkotike. Mesohet se drejtuesi i furgonit, Arben Tahira, ishte person i shpallur ne kerkim per vepren penale "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", i denuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande, me 2 vjet heqje lirie. Mesohet nga burime policore se pikerisht ky person, gjate ndjekjes eshte kunderpergjigjur me arme ndaj efektiveve, por pa pasoja dhe te lenduar.
Drejtori Bushati e cilesoi si nje prej operacioneve me te medhaja te ketij viti, ndaj goditjes se trafikut te narkotikeve. "Gjate ketij operacioni u bllokuan edhe nje arme automatike model 56, nje kreher me 22 fisheke, 5 aparate celulari dhe 30 mije leke", sqaroi kryepolici. Pese te arrestuarit akuzohen per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim", "prodhim dhe mbajtje te armeve luftarake dhe municioneve pa leje".