Grevistet, perpjekja e fundit per te penguar miratimin e Kodit Zgjedhor
Para se te hiqnin dore publikisht nga greva, deputetet e ngujuar tentuan edhe nje here per te gjetur nje konsensus ne rishikimin e Kodit Zgjedhor. Jak Ndokaj tha qe ne fillim te seances, qe duke qene se Kodi si material eshte marre vetem dje paradite nga deputetet, te mblidhet Konferenca e Kryetareve e te diskutohet edhe nje here brenda nje jave, Kodi i ri. "Kodi u hartua si plan sekret lufte, jo si nje ligj i rendesishem. Kerkojme te shtyhet dhe per nje jave miratimi i kodit, ne menyre qe te arrijme ne nje zgjidhje kosensuale", tha Ndokaj. Ai u mbeshtet fuqishem dhe nga deputeti i pavarur, Spartak Ngjela. Sipas tij, kodi nuk eshte aspak profesionist, kur vjen ne formen e nje materiali te rendesishem e nuk i lihet kohe deputeteve ta shqyrtojne. "Do te krijohen perplasje sociale dhe shoqerore. Une e mora sot projektin ne mengjes. Ka nevoje te shqyrtohet gjeresisht. Duhet nje jave shqyrtim", kerkoi dhe Ngjela, por pa sukses. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha prere se nuk ka me nevoje per kohe, sepse Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhor mori kohen qe i duhej dhe ne kalendar eshte caktuar se kur do te behet votimi.
Rebelimi
Demokristianet pendohen se dikur kane qene pjese e koalicionit qeveritar te se djathtes. "Haram ju qofte vota e mbeshtetja qe ju kam dhene", tha Frrok Gjini. Ndersa Ndoka e quajti kryeministrin, te pabese.
Rebelimi
Demokristianet pendohen se dikur kane qene pjese e koalicionit qeveritar te se djathtes. "Haram ju qofte vota e mbeshtetja qe ju kam dhene", tha Frrok Gjini. Ndersa Ndoka e quajti kryeministrin, te pabese.