"Rikthimi" i Lesit: Mbeshtes Berishen per nje mandat te dyte
Nikolle Lesi "rikthehet" ne PD. Deputeti demokristian tha dje publikisht nga foltorja e Kuvendit se e mbeshtet Kryeministrin Sali Berisha ne marrjen e nje mandati te dyte, por qe ai te korrigjoje disa pika ne menyren e qeverisjes dhe te reflektoje. Per kete arsye, Lesi u shpreh dje se votoi dhe Kodin e ri Zgjedhor te sjelle ne forme konsensuale ne dy partite e medha politike. I vetmi nen qe Lesi kritikoi, ishte ai qe u jep mundesine krereve te partive politike, te konkurrojne ne disa zona.