E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistet, te rrethuar nga luksi dhe policia

Luljeta Ndoka
Rruga qe te con drejt shtepizave te reja te deputeteve socialiste dhe mbeshtetesve te tyre, eshte "zbukuruar" me banderola. Njera pas tjetres, te grupuara sipas njesive bashkiake (me kryetare socialiste) dhe sipas qyteteve, banderolat kane mbishkrime qe ndryshojne nga njera-tjetra, por me qellim te njejte: Rrezimin e Qeverise. "Votat tona jane te shenjta", "Berisha po vjedh xhepat e shqiptareve", "Do te vazhdojme rezistencen per nje jete me te mire", "O Sali na ke zhyt ne varferi", "Ndal rrenimit ekononomik", e shume slogane te tjera, shoqeruan qytetaret pergjate gjithe bulevardit "Deshmoret e Kombit". Me te lumtur se askush, rezultoi te ishin pronaret e lokaleve prane Kryeministrise ku jane vendosur grevistet. Ata kane pasur me shume xhiro se asnjehere nga sehirxhinjte qe ndodheshin prane cadrave te ngritura posacerisht per greven.
Greva
Deri ne uren e madhe te Lanes, asnje element (pervec banderolave) nuk te jep pershtypjen se pak metra me tutje po zhvillohet nje greve. Por, sapo kalon kete Ure, pershtypjet ndryshojne teresisht. Bulevardi kryesor eshte kthyer ne nje parking masiv per automjete. Aq shume makina te bukura, prane e prane, qytetaret nuk i kishin pare kurre ne te njejten kohe. Grupe te medha njerezish, nje pjese e mire e tyre te painteresuar se c'ndodh brenda "mureve" te shtepizave-cader, bisedojne, qeshin e, madje ia marrin edhe kenges. Nje mesogrua, se ciles nuk i pushon goja per asnje moment, nis nje kenge me motive labe, por te "kompozuar" ne cast. "Hajde djemaaaa, ju bej beneee, te luftojme per memedhenee", kendon ajo, gje qe shkakton vetem habi dhe te qeshura. Nje pjese e madhe e njerezve-mbeshtetes te grevisteve, sic duket jane lodhur duke qendruar ne kembe, dhe kane zgjedhur te ulen ne trotuar, ose ne karriget qe ndodhen perjashta lokaleve prane Kullave Binjake. Ata me shume duket sikur bejne sehir, sesa te marrin pjese aktive, duke mbeshtetur deputetet dhe grevistet e tjere.
Cadrat
Me aq sa mund te shquhet nga pjesa e jashtme, e gardhit te vendosur per te bere ndarjen popull-greviste, keta te fundit jane rehatuar ne krevatet e tyre. Disa jorgane, ende te pahapur nga cantat e tyre, duken te nje cilesie mjaft te mire dhe me shumellojshmeri ngjyrash. Edhe krevatet, modeste per nga pamje, jane te rinj a thua se jane projektuar posacerisht per grevat e VIP-ave. Sepse, per hir te se vertetes, grevat e deritanishme te grevisteve hallexhinj, kane treguar se keta te fundit nuk kane pasur asnje element luksi, madje jane shtrire perdhe. Afermendsh qe VIP-at jane VIP-a dhe nuk mund te barazohen me te varfrit... Pervecse kane menduar me se miri per kushtet e grevisteve, organizatoret e greves kane menduar edhe per qytetaret. Duke parashikuar se do te kene shume mbeshtetes, ata kane sjelle para Qendres Nderkombetare te Kultures disa WC portative, ndoshta te vetmet banjo publike aktualisht ne Tirane, pas heqjes se atyre tek "Ushtari i Panjohur". Muzgu bie, dhe makinat e bukura nisin te largohen nje e nga nje, se bashku me drejtuesit e tyre te kollarisur. Per te ardhur serish neser, e per te perseritur te njejtat thirrje, qe nuk u kufizuan vetem me Diten Nderkombetare te Punetoreve.
Trafiku
Trafiku ka devijuar per shkak te bllokimit te nje pjese te madhe te Bulevardit Deshmoret e Kombit. Duke qene vetem "Unaza" e lire, edhe autobuset e linjes se Tiranes se Re kane pershkuar pjeserisht linjen e Unazes, duke kaluar permes ures se madhe te Lanes, e duke u drejtuar drejt Stacionit te Trenit.
Policia
Nje gardh i madh me forcat e policise nuk ka levizur per asnje cast nga vendi i caktuar, mes Kryeministrise dhe cadrave te grevisteve. Ata kane qene ne gatishmeri per cdo levizje te dyshimte, apo tentative per te care rrethimin e tyre dhe te gardhit qe eshte vendosur per te rrethuar keto cadra.
Distanca
Edhe kesaj here, grevistet-politikane dhe mbeshtetesit e tyre jane te distancuar nga populli, qofte edhe nga ata qe i adhurojne, te cilet mund t'i soditin vetem nga pjesa e cadres qe eshte disi transparente. Ata jane te paprekshem dhe ndoshta hera e vetme kur politikanet behen njesh me popullin, eshte periudha e fushatave elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›