Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, perkujtohet nje vjetori
Roskovec- Familjaret dhe deputetet socialiste perkujtojne 1 vjetorin e vdekjes se ish-deputetit Fatmir Xhindi. Diten e djeshme ne qytezen e Roskovecit kane qene te pranishem qindra njerez, te aferm, familjare, anetare e simpatizante te Partise Socialiste, per te perkujtuar vrasjen e mistershme te 2 majit 2009. Ndersa kane vendosur kurora dhe lule ne varrin e ish-deputetit socialist, familjaret apeluan per zbardhjen e krimit, gjetjen dhe kapjen e autoreve, duke e cilesuar si nje krim politik. I pranishem ka qene edhe kreu i grupit socialist dhe njekohesisht deputet i qarkut te Fierit, Gramoz Ruci. Ne fjalen e mbajtur, Ruci deklaroi se shteti po deshton me hetimet. "Vrasja e kolegut tone Fatmir Xhindi eshte politike dhe ne kerkesat tona te protestes dhe greves qe po mbahet, gjendet dhe pika per zbardhjen e kesaj vrasjeje. Nje vit sot qe kur miku yne, vellai yne, pjesetari i familjes sone politike. Babai i femijeve bashkeshorti, djali te nenes, i Fierit dhe i gjithe Shqiperise. Pushteti i sotem hesht, nje shurdherim qe flet, kjo vrasje ka nje emer dhe ky emer eshte vecse, vrasje politike", u shpreh Ruci para te pranishmeve.
Kurse vellai i deputetit te vrare, Ilir Xhindi, deklaroi se "moszbardhja e vrasjes edhe pse ka nje vit qe ka ndodhur eshte tregues se eshte nje vrasje e bere nga shteti". Ai shtoi se familja e te ndjerit ka derguar nje leter te hapur drejtuar krereve me te larte te shtetit, si dhe kryeprokurores Ina Rama, ku kerkohet zbardhja sa me pare e vrasjes se te afermit te tyre. "Menyra dhe vonesa e zbardhjes se autoreve te krimit, na le te dyshojme se eshte krim politik", theksoi Iliri.
Fatmir Xhindi u ekzekutua mbremjen e 2 majit 2009 para portes se shtepise se tij ne Roskovec te Fierit, teksa kthehej me makine ne banese. Persona te paidentifikuar e qelluan me bresheri automatiku te pragu i shtepise, duke e lene te vdekur per motive te paqarta. Megjithese u kryen 300 shoqerime, ende nuk ka nje person te ndaluar.