E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni përplas dy motra, humb jetën 74 vjeçarja

Treni i linjës Tiranë- Durrës ka përplasur sot në orët e para të mëngjesit dy gra të cilat po ecnin mbi shina. Mësohet se gratë ishin motra, dhe njëra prej tyre, Mide Ferra, 74 vjeçe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që e plagosur rëndë ka ngelur 70 vjeçarja Hume Trenova. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që ka shoqëruar në polici edhe mashinistin i cili pritet të japë detaje. Nuk është hera e parë që treni bëhet shkak për vdekjen e personave. Shumicën e herëve është pakujdesia e njerëzve që çon në aksidente vdekjeprurëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›