E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katania, qëndron pezullimi sezonal, ulet gjoba

Albania-Sport - Komisioni i Disiplinës i Ligës së Klubeve Profesioniste Italiane konfirmoi të enjten edhe në apel pezullimin e stadiumit të Katanias dhe detyrimin e klubit sicilian që t'i luajë ndeshjet deri në fund të sezonit 2006-2007 ne fusha asnjanëse dhe me dyer të mbyllura. Stadiumi "Anxhelo-Masimino" do të jetë i pezulluar deri më 30 qershor 2007.
Gjoba prej 50,000 eurosh, e vënë në gjykimin e nivelit të parë, u reduktua në 20,000 euro. Stadiumi i futbollit të Katanias, ku u zhvilluan përleshje të dhunshme mes tifozëve e policisë, më 2 shkurt 2007, ishte pezulluar për pjesën e mbetur të sezonit 2006-2007. "Pas këtij vendimi, ekipi i Katanias do t'i luajë ndeshjet në një stadium tjetër dhe me dyer të mbyllura", - pati deklaruar një zëdhënës i Ligës (Lega/Calcio).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›