E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grimi, ne vere dominon e kuqja



E kuqe po, por gjithçka me delikatesë. Bruz dhe argjend për një mbrëmje speciale. Grimierët flasin për tendencat e reja të stinës së verës dhe ndër ngjyrat më të preferuara padyshim janë: e kuqja dhe ngjyrat e tokës. Ndërkohë e bruzta dhe argjendi do të ishin perfekte për një mbrëmje speciale. Për të kuqen duhet të kihet kujdes këshillohet, pasi një përdorim i gabuar mund të kishte efektin “maskë”. Rimel “water resist” dhe laps për t’u dukur të bukura edhe në plazh. Por, mos e dërgoni me pushime kremin pudër për fytyrën. Të freskëta dhe të hijshme, të sjellin dëshirën për t’u qenë e trukuar gjithë ditën. “Grimi është shumë më pak i ndjeshëm, nga dhe ndaj modës. Të rinjtë gjithnjë e më tepër priren nga pamja natyrale. Këtë verë duhet të ishte rimishërim i viteve ’80: Ju ka rënë në sy ndonjë vajzë me truk të ekzagjeruar, sy të nxirë, buzëkuq të errët apo qerpikë të gjatë? Me siguri nuk keni parë shumë raste të tilla”. Kështu shprehet artisti i grimit, Roberto Ciasca, drejtor teknik i “Essential”, grimier i evenimenteve Miss Italia dhe Miss Italia në Botë. Duhet të heqim dorë nga grimi dhe t’i dorëzohemi natyralitetit nga frika se do të bëjmë hapa të gabuar? “Mjafton t’ia besoni veten një personi të kualifikuar, një grimieri profesionist, i cili do të mund të përdorte të njëjtat produkte edhe në një mbrëmje të gëzueshme” shprehet Robin. Ja se cilat janë sugjerimet e tij për stinën e verës.

Ngjyrat “must have”

“Tendenca e re flet për ngjyrën e kuqe të ftohtë, që luan me kontrastet e të florinjtës, por edhe me portokallinë e shkëlqyer dhe argjendin. Duke i përdorur të gjitha ngjyrat së bashku mund të përfitojmë një rezultat të mrekullueshëm. Por përfundimi do të ishte katastrofik nëse dikush pa eksperiencë do të bënte një kombinim të tillë ngjyrash. Eksperti këshillon se ajo që mund të bëhet në këto raste është të vihet një hije me ngjyrën portokalli dhe sipër disa reflekse të ngjyrës së argjendtë. Edhe me të kuqen duhet pasur kujdes, sepse në një lëkurë shumë të nxirë ajo rrezikon të bëhet gri. Këto ngjyra mund të preferohen nga lëkurat e zbehta, ato që janë më të ndjeshme ndaj diellit. Këtë verë tentoni të luani me ngjyrat e tokës, pasi është më e sigurt se rezultati është i kënaqshëm.

Kremi pudër
Si duhet vepruar me kremin pudër? Mos ndoshta në verë ne nuk duhet ta përdorim? Këto janë disa nga pyetjet më të thjeshta kur bëhet fjalë për kremin pudër. “Ky është një gabim i madh: jam e nxirë tashmë, nuk më nevojitet kremi pudër”. Mbase më herët mund të mendonim kështu, por tani që të gjitha produktet e bukurisë përmbajnë elemente që janë kundër rrudhave, nuk duhet të shqetësohemi për shumë produkte të përdorura bashkë.

Qerpikë e vetulla

KËshilla e parë që jep eksperti i grimit është që të bëhet kujdes me vetullat. Ato, sipas tij, janë korniza e fytyrës dhe e syve. Duhet të mos përdoren lapsat e errët, pasi këtë verë do të ishte i mjaftueshëm aplikimi i një xheli specifik për fiksimin e tyre. Qerpikët, ndërkaq duhet të jenë protagonistët e stinës. Mjafton një rimel waterproof për të theksuar formën e syve.

Laps apo penel
Nëse dikush preferon lapsin, atëherë duhet të jetë e kujdesshme që ai të jetë i butë, për të mos pasur dëmtime në sy. Për të theksuar shikimin, eksperti i grimit këshillon se mund të përdoret shumë mirë edhe ngjyra e bronxtë poshtë syrit, që i jep dritë çdo lloj fytyre. Ndërsa për femrat që preferojnë penelin, këshilla që mund t’u jepet në këtë rast është që të mos rrezikojnë me ngjyrat e errëta. Përdorni penelët me ngjyra më të zbehta, krahasuar me stinën e dimrit.

Truku në plazh: i bukur apo vulgar?

“Jam i mendimit se truku duket të jetë i duhuri për çdo rast. Për shembull, pse duhet të përdorim një krem mbrojtës ndaj diellit në një mbrëmje? Ndërsa në plazh grimi ynë duhet të ndryshojë. Mjafton që të shtojnë kremin mbrojtës kundër diellit për të ndier komode dhe seksi në çdo moment. Sigurisht këshilla e duhur për këtë rast do të ishte; mos e ekzagjeroni! Do të mjaftonte një shkëlqyes buzësh dhe një rimel dhe do të ndiheni me siguri e plotësuar.

5 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›