E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pasurit e jashtëligjshëm

Kush janë dhjetë miliarderët e dënuar e të arratisur

Wong Kwong Yu ishte dikur një prej sipërmarrësve më të famshëm dhe të pasur të Kinës. Ai ishte njeriu më i pasur i Kinës në vitin 2006. Tani është pas hekurave, i dënuar me 14 vjet burg pasi është dënuar për dhënie ryshfetesh. Një tjetër miliarder aziatik, ish-kryeministri i Tajlandës u shpall fajtor për terrorizëm. Qeveria tajlandeze pretendon se ai ka drejtuar “Këmishat e Kuqe” në rrëmujat e Bangkokut që zgjatën dy muaj dhe shkaktuan 88 të vdekur. Thaksin pretendon se këto akuza “bazohen në fakte false”. Autoritetet tajlandeze kanë ngrirë më shumë se 2 miliardë dollarë asete të ish-kryeministrit. Në vend që të shkonte në burg ai zgjodhi të arratiset dhe të jetojë si i jashtëligjshëm.
Të pasurit e jashtëligjshëm
Këto nuk janë rastet e fundit të ekstra të pasurve të jashtëligjshëm, të dënuar e të arratisur në histori. Sot, janë të paktën tre miliarderë, tani ish-miliarderë, të burgosur përveç Wong. Në tetor të vitit 2003, Kremlini urdhëroi arrestimin Khodorokovsky-t me akuzën e përvetësimit. Manjati i naftës, i cili dikur ishte rusi më i pasur me 15 miliardë dollarë është në burg që atëherë. Ish-presidenti i kompanisë së naftës “Yokos”, Mikhail Khodorkovsky e bëri pasurinë e tij në fillim të viteve ’90, kritikat kundër Vladimir Putin çuan në rënien e perandorisë dhe lirisë së tij. R. Allen Standford lëvdohej se qeveria e Antiguas dhe Barbudës i kishin dhënë titullin e kalorësit dhe se kishte investuar 100 milionë dollarë në një skuadër kriketi në Karaibe. Tani ai akuzohet për skemën e mashtrimit 8 miliardë dollarëshe “Ponzi” nëpërmjet bankës së tij “Standord International Bank” dhe pret gjykimin në vitin 2011 për 21 akuza. Calisto Tanzi është themeluesi miliarder i Parmalat, kompanisë dikur më të madhe të qumështit dhe produkteve të bulmetit në botë u akuzua për mashtrim të kompanisë së tij, duke e çuar atë drejt falimentimit më të madh të Europës. Pas një gjyqi 3-vjeçar ai u dënua në vitin 2008 me dhjetë vjet burg. Policia i konfiskoi rreth 100 milionë dollarë vepra arti në dhjetor të vitit 2009.
Njeriu më i kërkuar
Njeriu më i kërkuar dhe ndër më të pasurit e Meksikës është në arrati. Joaquim Guzman Loera është një kriminel që ka përvetësuar rreth 1 miliardë dollarë ilegalisht dhe drejton me dhunë kartelin Sinaloa, një prej furnizuesve më të mëdhenj të kokainës në SHBA. Ai u arrestua në Meksikë në vitin 1993 dhe u arratis nga burgu federal tetë vjet më pas. Ekziston një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për këdo jep informacione që çojnë në kapjen e tij. Në prill, Cem Uzan, djali i një miliarderi turk u dënua për mashtrim dhe dhënie ryshfetesh. Ai thuhet se është në azil në Francë, duke shmangur kështu dënimin me burg. Babai i tij Kemal dhe vëllai Hakan janë gjithashtu të dyshuar. Familja e jashtëligjshme ka dalë jashtë listës së miliarderëve që prej vitit 2004, kur qeveria turke sekuestroi më shumë se 200 kompani të familjes për të marrë borxhin prej 5.9 miliardë dollarësh. A. Alfred Taubman, miliarderi dhe ish-presidenti i shtëpisë së ankandeve “Sotheby” ka kaluar nëntë muaj në burg në vitin 2004, pasi është akuzuar se ka mashtruar me ankandet e artit. Ai insistoi se ishte i pafajshëm dhe botoi një libër në vitin 2007, duke përshkruar rrugën drejt vënies së pasurisë dhe duke përshkruar kohën e tij në burg. Që atëherë ai e ruan statusin e miliarderit me 1.5 miliardë dollarë.

Wong Kwong Yu
Shteti: Kina
Gjendja: I burgosur
Pasuria: 2.7 miliardë dollarë
Dikur njeriu më i pasur i Kinës, Wong Kwong Yu u dënua me 14 vjet burg pasi u shpall fajtor për “marrëveshje ilegale biznesi” dhe se kishte u dhënë ryshfete prej më shumë se 600 mijë dollarësh zyrtarëve. Wong, i cili renditej mes njerëzve më të pasur të Kinës, me 2.7 miliardë dollarë ka themeluar kompaninë dyqaneve zinxhir “Gome Electrical Appliances”.

R.Allen Stanford
Shteti: SHBA
Gjendja: I burgosur
Pasuria: 2.2 miliardë dollarë
R. Allen Standford lëvdohej se qeveria e Antiguas dhe Barbudës i kishin dhënë titullin e kalorësit dhe se kishte investuar 100 milionë dollarë në një skuadër kriketi në Karaibe. Tani ai akuzohet për skemën e mashtrimit 8 miliardë dollarëshe “Ponzi” nëpërmjet bankës së tij “Standord International Bank” dhe pret gjykimin në vitin 2011 për 21 akuza.

Mikhail Khodorkovsky
Shteti: Rusia
Gjendja: I burgosur
Pasuria: 15 miliardë dollarë
Në tetor 2003 Kremlini urdhëroi arrestimin Khodorokovsky-t me akuzën e përvetësimit. Manjati i naftës, i cili dikur ishte rusi më i pasur me 15 miliardë dollarë është në burg që atëherë. Ish-presidenti i kompanisë së naftës “Yokos”, Mikhail Khodorkovsky e bëri pasurinë e tij në fillim të viteve ’90, kritikat kundër Vladimir Putin çuan në rënien e perandorisë dhe lirisë së tij.

Calisto Tanzi
Shteti: Itali
Gjendja: I dënuar
Calisto Tanzi është themeluesi miliarder i Parmalat, kompanisë dikur më të madhe të qumështit dhe produkteve të bulmetit në botë u akuzua për mashtrim të kompanisë së tij, duke e çuar atë drejt falimentimit më të madh të Europës. Pas një gjyqi tre-vjeçar ai u dënua në vitin 2008 me dhjetë vjet burg. Policia i konfiskoi rreth 100 milionë dollarë vepra arti në dhjetor të vitit 2009.

Thaksin Shinawatra
Shteti: Tajlandë
Gjendja: I arratisur
Ish-kryeministri miliarder i Tajlandës është në arrati ndërkohë që për të ka një mandat arresti. Ai është dënuar për terrorizëm dhe se ka drejtuar “Këmishat e Kuqe” në rrëmujat e Bangkokut që zgjatën dy muaj dhe shkaktuan 88 të vdekur. Thaksin pretendon se këto akuza “bazohen në fakte false”. Autoritetet tajlandeze kanë ngrirë më shumë se 2 miliardë dollarë asete të ish-kryeministrit.

Joaquim Guzman Loera
Shteti: Meksikë
Gjendja: I arratisur
Njeriu më i kërkuar dhe ndër më të pasurit e Meksikës është në arrati. Joaquim Guzman Loera është një kriminel që ka përvetësuar rreth 1 miliardë dollarë ilegalisht dhe drejton me dhunë kartelin Sinaloa, një prej furnizuesve më të mëdhenj të kokainës në SHBA. Ai u arrestua në Meksikë në vitin 1993 dhe u arratis nga burgu federal tetë vjet më pas. Ekziston një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për këdo jep informacione që çojnë në kapjen e tij.

Kemal Uzan dhe djemtë
Shteti: Turqi
Gjendja: Në arrati
Në prill, Cem Uzan, djali i një miliarderi turk u dënua për mashtrim dhe dhënie ryshfetesh. Ai thuhet se është në azil në Francë, duke shmangur kështu dënimin me burg. Babai i tij Kemal dhe vëllai Hakan janë gjithashtu të dyshuar. Familja e jashtëligjshme ka dalë jashtë listës së miliarderëve që prej vitit 2004, kur qeveria turke sekuestroi më shumë se 200 kompani të familjes për të marrë borxhin prej 5.9 miliardë dollarësh.

A. Alfred Taubman
Shteti: SHBA
Gjendja: 9 muaj burg
Pasuria: 1.5 miliardë dollarë
A. Alfred Taubman, miliarderi dhe ish-presidenti i shtëpisë së ankandeve “Sotheby” ka kaluar nëntë muaj në burg në vitin 2004, pasi është akuzuar se ka mashtruar me ankandet e artit. Ai insistoi se ishte i pafajshëm dhe botoi një libër në vitin 2007, duke përshkruar rrugën drejt vënies së pasurisë dhe duke përshkruar kohën e tij në burg. Që atëherë ai e ruan statusin e miliarderit me 1.5 miliardë dollarë.

Chey Tae-Won
Shteti: Koreja e Jugut
Gjendja: 7 muaj burg
Presidenti i “SK Groupt”, Chey Tae-Won, kompansië së tretë më të madhe në Korenë e Jugut kaloi 7 muaj në burg në vitin 2003 për mashtrim, por u kthye në detyrë pasi lirimit e më pas u fal në vitin 2008. Dy miliarderë të tjerë koreanë kanë pasur gjithashtu fërkime me ligjin. Mong-Koo i “Hyundai Motor” u dënua për mashtrim, por mori një falje presidenciale në vitin 2008. Lee Kun-Hee, president i “Samsung Electronics” u dënua për evazion fiskal në vitin 2009, por mori falje.

Martha Stewart
Shteti: SHBA
Gjendja: 5 muaj burg
Martha Stewart është një prej sipërmarrëseve femra më të pasura në botë. Por ajo ka veshur kostumin portokalli të së burgosurës për pesë muaj në një burg të Uest Virxhinias në vitin 2004. Ajo u dënua për një shitje të pasaktë aksionesh në vitin 2001, por kjo nuk e dëmtoi pasurinë e saj. Çmimet e aksioneve të saj në “Living Ominimedia” u dyfishuan gjatë kohës së saj në burg, duke e bërë atë sërish miliardere.

5 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›