E Diel, 1 Nëntor 2026

Parfumet, cilat aroma u pëlqejnë femrave, e cilat meshkujve



“Parfumin duhet ta vini aty ku doni që t’ju puthë mashkulli”, - ka thënë e famshmja Coco Chanel. Parfumet ndikojnë si hormone, duke e rritur joshjen midis dy personave. Për këtë shkak, shumë parfume edhe përmbajnë hormone. Sipas një ankete të bërë në internet, është parë se në vendin e parë të parfumeve të preferuara gjendet parfumi “Euphoria” i “Calvin Klein”-it, i cili gjendet i kombinuar me substanca seksi, kurse femrat më së shumti preferojnë parfumin “Lacoste Essential”.
Aromat
Pjesa më e madhe e meshkujve pranojnë se aromat munden që shumë shpejt të ndikojnë te ta, duke i joshur, apo duke i dëbuar. Meshkujt kanë deklaruar se preferojnë parfumet e ëmbla, me erën e pemëve, me aromë më të fortë, të cilët sjellin kujtime dhe ofrojnë ndenjën e sigurisë. Vetëm parfumi adekuat mund të ngjallë kujtime më të fuqishme sesa shikimi i një fotoje. Disa nga këto parfume janë ato me aromën e vaniljes, dardhës, portokallit, livandës, apo pemëve ekzotike, por shumicës së meshkujve u pëlqejnë aromat e thjeshta, të natyrshme. Femrat më shumë preferojnë ujin e kolonjës për meshkuj – edhe atë të lehtën dhe freskuesen, me nuanca të vaniljes, pepermintit, jaseminit dhe ylang-ylangut. Meqë misku është i ngjashëm me hormonet (feromonet) mashkullore, femrat e pëlqejnë shumë atë.

Pesë parfumet që preferohen më së shumti nga meshkujt:
1. CALVIN KLEIN EUPHORIA
Parfum me nuanca të kaçës, mollës japoneze dhe orkidesë së zezë.
2. DKNY BE DELICIOUS
Aroma e pemëve që përmban nuanca të mollës, luleve ekzotike dhe drurit.
3. D&G LIGHT BLUE
Aroma e luleve-pemëve me nuanca të lëmesë dhe qiparisit.
4. AQUOLINA PINK SUGAR
Kombinim i vaniljes, karameles, mjedrës dhe miskut.
5. DIOR MISS DIOR CHERIE
Për shkak të miskut është joshës dhe i freskët, por përmban edhe aromën e portokallit.

Pesë parfumet që preferohen më së shumti nga femrat:
1. LACOSTE ESSENTIAL
Ujë freskues i kolonjës me nuanca të limonit dhe gjetheve të domates.
2. CALVIN KLEIN OBSESSION
Aromë orientale me nuanca të drurëve dhe mëlmesave të rralla.
3. CALVIN KLEIN ETERNITY
Aromë e freskët që përmban nuanca të mandarinës, livandës dhe drurit të sandalit.
4. RALF LAUREN POLO
Parfum klasik, sensual me nuanca të trumzës dhe koriandrit.
5. CARTIER DECLARATION
Parfum klasik që përmban nuanca të jaseminit, kimit dhe kanellës.

5 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›