Stresi, ushqimet që e luftojnë atë
Jo vetëm joga, masazhe apo muzikë. Nervozizmi, lodhja dhe tensioni fizik luftohen edhe në tryezë. Mjafton të zgjedhim përbërësit e duhur. Jetoni një jetë tepër të lodhshme mes shtëpisë dhe zyrës, supermarket dhe rrallë vizitoni prindërit tuaj? Puna është e lodhshme dhe kohët e fundit ndiheni të palumtur? Ndiheni nën presion? Ja se si stresi dhe nervozizmi ju tejlodhin dhe ndiheni kaq të pafuqishëm për të vazhduar me aktivitetet tuaja. E meqenëse vetëm të ushqyerit nuk mjafton, natyrisht duhet t’i nënshtrohemi edhe një aktiviteti fizik konstant, të pijmë lëngje frutash dhe mëngjes, të konsumojmë vakte të vogla për të qenë të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.
Më mirë ta parandaloni këtë gjendje dhe t’i kushtoni më tepër vëmendje mënyrës së si ushqeheni. Është vërtetuar prej një kohe të gjatë se të ushqyerit bën që të mbrohemi nga stilet e jetës dhe situatat stresuese. Mes ushqimeve që ndihmojnë të mbajmë larg armiqtë truporë dhe ata psikologjikë janë:
Portokalli
Një studim farmaceutik gjerman ka zbuluar se Vitamina C ul stresin dhe ndihmon për të normalizuar tensionin e gjakut dhe niveli i kortizolit pas një situate shumë stresuese. Gjithashtu, dihet se, vitamina C ndihmon edhe sistemin imunitar.
Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë veçanërisht të përshtatshme për të reduktuar stresin, sepse ata zëvendësojnë menjëherë nevojën për karbohidrate dhe sheqerna, që janë të nevojshme në momentet e një stresi të madh. Kjo ndodh sepse patatet e ëmbla janë të pasura me beta-karoten, fibra dhe vitamina të ndryshme, duke e ndihmuar trupin për të transformuar karbohidratet në mënyrë të ngadalshme dhe të vazhdueshme.
Kajsitë e thata
Përveçse janë shumë të shijshme, kajsitë e thata janë të pasura me magnez, i cili është një qetësues i njohur i muskujve dhe një nga përbërësit më antistres që mund të ekzistojë. Është mirë që magnezi të merret me anë të ushqimeve natyrore edhe pse nuk është shumë e sigurt nëse trupi arrin ta thithë në mënyrë të plotë.
Bajamet, arrat dhe stikat
Bajamet janë të pasura me vitamina B dhe E, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, ndërsa arrat ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Këto janë disa nga veçoritë pozitive të këtyre ushqimeve të shijshme që na ndihmojnë të ulim stresin.
Gjeldeti
Mishi i gjeldetit përmban një aminoacid të quajtur L-tryptophan, i cili stimulon në qetësimin e serotoninës, një element kimik që siguron mirëqenien psikologjike. Për këtë arsye njerëzit që hanë gjeldeti shpesh ndjehen të relaksuar, herë pas here ndihen të lodhur pas drekës apo darkës me bazë këtë mish shpendi të shijshëm që në ditët e sotme njihet si gatimi tradicional i Ditës së Falenderimeve në SHBA. Tryptophan-i është treguar të ketë efekte qetësues.
Spinaqi
Mungesa e magnezit mund të shkaktojnë dhimbje të kohës dhe një ndjesi lodhjeje të pashpjegueshme. Një tas me spinaq mund të plotësojë 40 për qind të kërkesës ditore të trupit për magnez.
Salmoni
Një dietë e pasur me omega-3 (të pranishme tek salmoni dhe tek peshqit në përgjithësi) mbron organizmin nga shqetësimet në zemër. Një studim i kryer nga “Diabetes&Metabolism” ka vënë në dukje se omega-3 ndihmon për mbajtjen dhe kontrollin e nivelit të adrenalinës dhe ortisolos në trup.
Avokado
Yndyrnat dhe potasiumi (me të cilat janë të pasura frutat që vijnë ngë Karaibet, krahasuar me bananet) ndihmojnë për të mbajtur të ulët presionin e gjakut. Në të vërtetë, Instituti Kombëtar për Zemrën, Mushkëritë dhe Gjakun) në Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditur se nëse konsumohet një sasi e mjaftueshme potasiumi atëherë do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur në kontroll presionin e gjakut.
Brokoli dhe lakra
Perimet e gjelbra, kryesisht ato me ngjyrë më të errët janë të pasura me shumë vitamina, me të cilat duhet të plotësohet organizmi ynë kur është në stres. Ato mund të konsumohen në çdo moment të ditës dhe gjithmonë kanë të njëjtin efekt.
5 Qershor 2010