Grimierja e politikanëve të djathtë: 15 minuta për të trukuar Sali Berishën
Dhurata Curri është grimierja, të cilës politikanët e djathtë i kanë besuar pamjen e tyre gjatë ditëve të fushatës. Për të grimuar kryeministrin, asaj i duhen 15 minuta.
Kryeministrin e grimova në ambientet e Kryeministrisë, sepse donte gjithmonë të ishte i freskët në pamje. Për të punuar me Sali Berishën, më janë dashur 15 minuta, dhe ai nuk ndërhynte fare, përkundrazi më ka lënë të bëj punën time, shprehet ajo.
Ajo paraqet një kryeministër të duruar, që nuk shfaq aspak bezdi për të bërë foto, me energji dhe humor të mirë.
Curri shprehet për gazetën Panorama se edhe politikanët e tjerë, të cilët ia besojnë look-un asaj, si Jozefina Topalli, nuk kanë teka./A.XH