E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kiri Hajdari: Shkova në mitingun e PDK-së, por jam me PD-në

kiriKiri Hajdari, djali i madh i liderit Azem Hajdari, sqaron pjesëmarrjen e tij në mitingun e Partisë Demokristiane.

Ai thotë se ftesa iu bë nga miqtë e tij të PDK-së, Nard Ndoka dhe Frrok Gjini.

Kam miqësi të hershme të hershme me Frrok Gjinin dhe ftesa mu bë prej tij, ndaj shkova pa hezitim në mitingun e partisë së tij. Kam njohje edhe me z. Ndoka, madje edhe ai më ftoi personalisht që të merrja pjesë dhe nuk ngurova të shkoja, shprehet ai.

Më tej, ai nënvizon se veç miqësisë me ta, nuk ka asgjë tjetër. Nuk bëhem pjesë e asnjë partie përveçse asaj që themeloi babai im, thekson ai për GSH-në./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›