E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden dy familje, nje i plagosur me cifte

Shkoder- Nje grindje me motive pothuajse te njejta me ato te ngjarjes se Durresit, ka ndodhur mbremjen e se dieles ne fshatin Golem te komunes Rrethina ne Shkoder, por konflikti me arme ka perfunduar fatmiresisht me nje te plagosur dhe te dyshuarin ne kerkim. Burime zyrtare bene me dije se i dyshuari Besnik Vila 32 vjec, banues ne kete fshat, ka tentuar te vrase me arme gjahu cifte, per motive te dobeta, Z. Binakun, 38 vjec, i cili ndodhet ne spitalin e Shkodres, jashte rrezikut per jeten. Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta policie dhe grupi hetimor, qe ka marre deshmite e dy familjeve dhe te banoreve. Pas identifikimit eshte bere shpallja ne kerkim e 32 vjecarit Besnik Vila, kurse uniformat blu gjeten armen e krimit, cifte, qe mbahej pa leje. Ndaj Viles jane ngritur akuzat e "vrasjes me dashje, e mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve te gjahut".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›