E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ben nder mikut emigrant, por arrestohet per trafik

Kakavije- I ben nder shokut emigrant per t'i cuar te fejuaren si klandestine ne Greqi, por arrestohet per "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Policia Kufitare e Kakavijes njoftoi dje, se vuri ne pranga si te dyshuar Ilir Ikonimu 43 vjec, banues ne Vrisera te Gjirokastres. Gjate verifikimit te dokumentacioneve te tre personave ne Kakavije, ka rezultuar se nje prej tyre ishte pa dokumente te rregullta. Ilir Ikonimu ka qene me bashkeshorten, te dy me dokumente te rregullta, si dhe M. R., 18-vjece, banuese ne Lushnje. Gjate deshmise se marre nga 43-vjecari ka rezultuar se adoleshentja ishte marre persiper per te kaluar kufirin dhe derguar te i fejuari, emigrant i rregullt ne Greqi. Burime policore thane se Ikonimu ishte mik familjeje me te fejuarin e vajzes 18-vjecare dhe per kete shkak, do e ndihmonte qe te kalonte ne token greke. Pas hetimeve paraprake, 43-vjecarit i eshte komunikuar akuza e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" dhe u izolua ne ambientet e paraburgimit. Hetimet per kete ngjarje i kaluan po dje Prokurorise se Rrethit Gjirokaster, ndersa po hetohen edhe pista te tjera te nje trafiku te mundshem te organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›