Sherr adoleshentesh, nje i plagosur me thike
Grindja mes dy adoleshenteve perfundon me plagosjen me thike te njerit dhe arratisjen e te dyshuarit. Krimi ka ndodhur mbremjen e se dieles ne qytetin e Korces. Policia deklaroi se shpalli ne kerkim 19-vjecarin S. Selima, banues ne lagjen nr. 6, per vepren penale te "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative". Krimi ka ndodhur per motive te dobeta, kur adoleshenti ka qelluar ne bark me thike bashkemoshatarin M.Vesho, banues ne lagjen nr. 8. I demtuari gjendet ne spitalin rajonal te Korces, jashte rrezikut per jeten. Burime zyrtare thane se po kryhen kerkime per kapjen e te dyshuarit Selima dhe dosja i kaloi prokurorise.