I shkon si mik, por e perdhunon
Elbasan- I hyn ne shtepi si "mik" dhe e perdhunon. Megjithese eshte mbrojtur duke u shprehur se vajza e kishte ftuar vete ne banese dhe me te kishte nje lidhje te hershme, nje 31-vjecar nga Elbasani nuk i ka shpetuar prangave per akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune, me te rritura". Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kurse burime zyrtare te policise, konfirmuan dje se prangosen si te dyshuar Artur Percin, banues ne lagjen "Kongresi i Elbasanit". Viktima e dhunes seksuale eshte nje 28-vjecare nga lagjja "Shenkoll" e qytetit, por qe kishte shkuar si mikeshe tek nje e aferme e saj.
Sipas hetimeve te kryera nga oficeret e Komisariatit te Elbasanit, qe moren denoncimin mengjesin e se dieles, rezulton se 31-vjecari ka pasur njohje te meparshme me 28-vjecaren me inicialet H. T. Kjo e fundit ka shkuar si mikeshe ne familjen e te afermes se saj me inicialet V. M., ne lagjen "Kala". Vajza ka deklaruar gjate denoncimit te depozituar, se nuk kishte pranuar kryerjen e marredhenieve seksuale dhe se Artur Perci i kishte hyre pa lejen e saj ne banese. Duke perfituar nga situata dhe mosprezenca e te zonjes se shtepise, ai e ka detyruar t'i nenshtrohet.
Burime zyrtare deklaruan se ndalimi eshte bere ne flagrance dhe se akti eshte kryer me dhune. Ekspertiza paraprake ka zbuluar se ndaj vajzes 28-vjecare eshte ushtruar dhune seksuale, por priten verifikimet e deshmive te tjera dhe provave per te konkluduar ne veprime te tjera procedurale. Megjithese eshte mbrojtur se vajza kishte pranuar qe ai te hynte ne shtepi, deshmia e te demtuares ka mjaftuar per te arrestuar 31-vjecarin. Gjithsesi burime policore sqaruan se ende nuk kane sqaruar rrethanat e kesaj ngjarjeje dhe po hetojne nje hakmarrje te mundshme te vajzes, qe mund te kete pasur edhe qellime serioze per lidhjen me te riun.