E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Korfuzit gruaja u gjet e vdekur ne bagazhin e makines

Vazhdojne procedurat per ekstradimin e 44-vjecarit Anastasios Karavidas

Pas arrestimit ne Vlore te vrasesit te dyshuar te 36-vjecares ne Korfuz mediat greke te cilat u referohen burimeve policore thone se gjithcka duhet te kete ndodhur pas konfliktit te bashkeshorteve per faktin se me ke do te qendronte femija i tyre 8 vjec pasi ata ishin te ndare. Duke ndertuar skemen e ngjarjes policia vendase thote se e ka gjetur 36-vjecaren ne bagazhin e nje autoveture. Pas verifikimit te targes se makines u mesua se pronar ishte vellai i saj. Menjehere policia ka kontaktuar me pronarin dhe ka qene babai i tij ai qe ka bere edhe identifikimin e kufomes duke thene se ajo i perkiste vajzes se saj. I pyetur me tej i ati i 36-vjecares ka folur rreth rrethanave familjare te ciftit. Ka qene nje deshmi e qytetareve ajo qe e coi policine te hedhe dyshimet per ish-bashkeshortin e saj i cili ishte pare keto dite ne ishullin e Korfuzit. Sipas informacioneve policore ish-burri tani jeton pergjithmone ne Gjermani dhe kishte qene e dyshimte ardhja e tij e fshehte ne ishull. Ky fakt i ka detyruar autoritetet qe ta trajtojne kete si nje krim ne familje dhe se i dyshuar eshte ish-burri pasi kane vertetuar itinerarin e levizjes se 44-vjecarit i cili ishte larguar nga ishulli i Korfuzit per ne Gumenice dhe me makine kishte kaluar kufirin me Shqiperine ne Mavromati 5 km ne veri te Sagiades ne Qafe-Bote dhe nga Saranda ne drejtim te Vlores. Qellimi i tij ishte largimi i shpejte drejt Ballkanit Perendimor per te humbur gjurmet. Dy dite me pare vetem pak ore pas ngjarjes gjykata greke leshoi nje urdher-arresti nderkombetar dhe e arrestoi pasditen e se premtes ne Vlore me ndihmen e policise shqiptare. Zyrtarisht thuhet se vazhdojne procedurat e ekstradimit te Anastasios Karavidas per tu pergjigjur ne lidhje me akuzen e ngritur nga Prokuroria e Korfuzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›