Gjendet e vrare me thike 34-vjecarja shqiptare
Greqi
Nje grua 34-vjecare emigrante shqiptare u gjet nga bashkeshorti i saj mes pellgut te gjakut e goditur me thike. Burri i ka telefonuar qendres shendetesore duke i thene se e ka gjetur bashkeshorten ne shtepine e tyre me nje thike ne gjoks. Ngjarja ka tronditur zonen e Pefkohorit ne Halkidhiki ku cifti jetonte prej disa vitesh. 33-vjecari beri nje telefonate ne qendren shendetesore dhe u tha mjekeve se sapo kishte hyre ne shtepi dhe kishte gjetur te mbuluar me gjak bashkeshorten. Gruaja vdiq ne spital pak minuta pasi mberriti atje. Policia vendase ka marre ne pyetje te shoqin per te folur rreth asaj qe kishte pare por deri tani nuk eshte shprehur nese i shoqi eshte i dyshuar per vrasjen.