E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobe biznesmenit per pushime ne France

Krimet e Renda perfundojne hetimet per Aleks Hamzallarin dhe Meard Berberin. Donin 4 mije euro

Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per Aleks Hamzallarin dhe Meard Berberin te akuzuar per gjobevenie. Dy pogradecaret i vendosen gjobe biznesmenit me iniciale Gj.P. teksa e kercenuan se nese nuk ua jepte 4 mije eurot qe do te perdoreshin per pushime ne France do ti shkaterronin aktivitetin privat. Nga kallezimi i bere nga i demtuari dhe vecanerisht nga aktet e grumbulluara gjate fazes se hetimit ka rezultuar se shtetasi Gj.P. eshte me profesion biznesmen ne fushen e tregtimit te produkteve ushqimore dhe ushtron aktivitet tregtar ne qytetin e Pogradecit ku ka nje lokal. Aktiviteti eshte ngritur mbi pronat e familjes. Sipas prokurorise i demtuari punon ne nje lokal qe e ka ngritur ne pronen e tij ku eshte njekohesisht pronar dhe administrator i ketij lokali. Aktiviteti tregtar i te demtuarit i ka rene ne sy te pandehurit Aleks Hamzallari i cili i eshte drejtuar ne fillim i vetem shtetasit Gj.P. duke i kerkuar ne forme gjobe nje shume prej 2000 eurosh shume te cilen Hamzallari e ka kerkuar per ne France. Pas ketij veprimi i demtuari i eshte pergjigjur me refuzim dhe menjehere duke pare acarimin e marredhenieve mes tyre Gj.P. eshte drejtuar ne ambientet e Komisariatit te Policise se Pogradecit ku ka bere kallezim per Aleks Hamzallarin dhe nje person te cilin i demtuari e njeh se e therrasin Korro.

Ne kallezim thuhej se ne harkun kohor 22 korrik 2010 deri me 27 korrik 2010 shtetasi Aleks Hamzallari se bashku me personin e thirrur me nofken Korro i cili eshte identifikuar si person me emrin Meardi Berberi kane shkuar ne lokalin e shtetasit Gj.P. dhe i kane kerkuar ketij te fundit nje shume prej 4000 eurosh.

Akuza thote se pasi kane hasur ne refuzimin e vazhdueshem dy personat e kane kercenuar biznesmenin se nese nuk do tu jepej shuma e eurove qe i kishin kerkuar ata do ti sillnin demtime si familjes ashtu dhe prones se biznesmenit.

Dy te pandehurit i kane kerkuar te merrte nje kredi per ta dhe tu jepte pikerisht dy personave shumen qe ata kerkonin. I demtuari pasi ka biseduar me familjen e tij eshte drejtuar dhe ka bere kallezim ne ambientet e Komisariatit te Policise Pogradec per dy te pandehurit. Per faktimin e ketij kallezimi Prokuroria e Krimeve te Renda ka vendosur pergjimin dhe filmimin e tyre. Krimet e Renda e kane autorizuar edhe te demtuarin te kryente veprime stimuluese. Gj.P. ka komunikuar me dy te pandehurit dhe u ka thene se do tu jape dy milione leke. Gjate momentit te marrjes se kesaj shume nga personat e dyshuar sherbimet e policise gjyqesore kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te dy te dyshuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›