Grinden për një vajzë, vdes një i ri, plagosen 2
16/04/2009 Ngjarja në qendrën studentore. Kapet autori Erion Pepellashi, 30 vjeç, pranon vrasjen
KORÇE- Është bërë shkak një vajzë. Dy grupe të rinjsh pasi janë përplasur me njëri-tjetrin, janë përleshur me thika, ku për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 25-vjeçari Elis Spaho dhe dy të plagosur dy të tjerë, Klodian Hoxha dhe Leonard Ballço, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e qytetit të Korçës, jashtë rrezikut për jetën, por nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Ndërkaq policia e Korçës ka bërë të ditur se ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, shtetasin Erion Pepellashi, 30 vjeç, i cili kishte gjetur strehim tek një nga të afërmit e vet. Arrestimi i tij, sipas burimeve policore, është bërë i mundur në orën 18.00, ndërkohë që 30-vjeçari ka pranuar vrasjen. Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se mund të ketë arrestime të tjera ndaj personave që kanë qenë nën shoqërinë e autorit të ngjarjes dhe që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Mësohet se gjithçka ka ndodhur te lokali i quajtur “Studenti Club” pranë “Qendrës së Trajtimit të Studenteve” të universitetit “Fan Noli”.
Vrasja
Sipas burimeve policore, mësohet se ngjarja ka zënë fill një orë pas mesnate, kur në orën 01.00, 25-vjeçarit Elis Spahos, banorit të lagjes 18 të qytetit të Korçës i është ngulur thika në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga grupet e djemve që ndodhej në lokalin e sipërpërmendur, duke u ndodhur nën efektin e alkoolit ka thënë fjalë jo të mira për një vajzë që njihej nga grupi tjetër i të rinjve. Ka mjaftuar vetëm kaq që dy grupet e ndodhura në lokalin e Qendrës së Trajtimit të Studentëve të përleshen me njëri-tjetrin. Fillimisht dy grupet janë rrahur me njëri-tjetrin duke përdorur forcën fizike, ndërsa një çast më vonë, Erion Pepelashi ka mundur të marrë një thikë në ambientet e brendshme të lokalit, me të cilin ka qëlluar për vdekje 25-vjeçarin, Elis Spaho. Sipas burimeve policore, vrasja e të riut ka ndodhur jashtë ambienteve të brendshme të lokalit, pasi dy grupet e të rinjve, ndërsa kishin nisur përplasjen mes tyre brenda lokalit, e kishin vazhduar atë edhe në mjediset e jashtme.
Historia
Burime zyrtare të policisë kanë saktësuar se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 01.00 të mëngjesit të dt 15.04. 2009 te lokali “Studenti Club” pranë Qendrës së Trajtimit të Studentëve të universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Në lidhje me këtë ngjarje burimet e policisë kanë sqaruar me tej, se klubi i studentëve qëndron i hapur deri në orën 22.00, ndërsa ditët e marta, ishin programuar për aktivitete të tjera kulturore, çka do të thotë se lokali mund të qëndrojë hapur edhe përtej orës 22.00. Pavarësisht nga të gjitha këto, sherri i lindur për një vajzë, studente e vitit të dytë në universitetin “Fan Noli” në Korçë, ka sjellë një të vdekur dhe dy të plagosur me dëmtime të shumta në trup. Tashmë do të jetë Prokuroria e rrethit Korçë ajo që do të hedhë dritë mbi të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje që përfundoi me një të vdekur.
Si nisi grindja
Deri në orën 11.00 aty ishte festuar ditëlindja e një studenteje, në të cilën kishin marrë pjesë edhe Elisi së bashku me vëllain dhe dy shokët e tij Leonard Ballço dhe Klodian Hoxha. Më pas pjesa më e madhe e studentëve dhe vëllai i Elisit janë larguar. Elisi ka qëndruar në shoqërinë e një vajze dhe të dy shokëve të tij, por duke konsumuar në vazhdimësi pije alkoolike. Sipas policisë grupi i përmendur më sipër, (i Elis Spahos) në orën 01.00 ata ka nisur të konfliktohet me tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në tryezën përballë tyre, ku gjendej i ulur edhe Erion Pepellashi. Në konflikt e sipër, Elisi ka pretenduar se njëri prej tyre kishte ngacmuar me fjalë vajzën që ai shoqëronte, gjë që për të kishte qenë e papranueshme, çka do të thoshte për të, se gjithçka duhej zgjidhur me grupin tjetër, duke kërkuar shpjegime. Burimet policore saktësojnë gjithashtu se ndërsa mes dy grupeve kishte nisur sherri, vajza që shoqërohej nga Elis Spaho, ishte larguar drejt dhomës së saj të konviktit. Megjithatë, sherri i nisur në mjediset e brendshme të lokalit kishte vijuar edhe jashtë klubit të studentëve. Gjatë përplasjes së tyre fizike, Pepellashi ka përdorur thikën, duke e goditur Spahon në gjoks dhe duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke gjetur strehim te një nga të afërmit e tij.