Zgjedhjet, Meta-Xhons diskutojnë për rëndësinë e tyre
16/04/2009 Kreu i LSI-së takime me personalitete të politikës dhe shoqërisë civile në SHBA
“Është e domosdoshme të gjenden të gjitha mënyrat për të siguruar votimin”
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në vijim të vizitës së tij në SHBA zhvilloi një takim me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, Stjuart Xhons. Gjatë fjalës së tij Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që SHBA-të dhanë në anëtarësimin në NATO të vendit tonë. “Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e paqes dhe përballimin e sfidave botërore, por kontributi i saj i veçantë është pikërisht në konsolidimin e saj institucional e ekonomik dhe në promovimin e sigurisë e bashkëpunimit në rajon. Kjo fazë e re në zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë kërkon një përgjegjësi më të madhe ndaj standardeve demokratike”, - vuri në dukje kreu i LSI-së. Duke qëndruar në këtë çështje, Meta shtoi se “zgjedhjet e ardhshme përbëjnë një provë reale për të testuar forcën e demokracisë në Shqipëri si dhe përgjegjshmërinë që politika në Shqipëri ka ndaj anëtarësimit në NATO”. Prandaj është një domosdoshmëri, sipas Metës, që këto zgjedhje të realizohen sipas standardeve ndërkombëtare, duke siguruar gjithë infrastrukturën e nevojshme, ku një rëndësi kyçe kanë dokumentet e identifikimit. Pikërisht për këtë arsye Meta kërkoi angazhimin e SHBA-ve në gjetjen e zgjidhjeve për të garantuar që asnjë qytetar shqiptar të mos i hiqet e drejta e votës si pasojë e mungesës së kartave të identitetit. Në takimin me ambasadoren Karen Brevard Stevard, ndihmëssekretare për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Meta ka vlerësuar përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme me të cilën SHBA-të ndjekin zhvillimet në Shqipëri, reflektuar edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut. Meta u shpreh se zgjedhjet e ardhshme, pjesëmarrja e gjithë qytetarëve në to është një çështje themelore e të drejtave të njeriut. Ai theksoi se është e domosdoshme që të gjenden të gjitha mënyrat dhe format, duke përfshirë edhe dhënien falas të tyre, që qytetarët të pajisen me karta dhe të mos pengohen për pjesëmarrjen në zgjedhje. Gjatë vizitës në SHBA Meta ka vijuar takimet me përfaqësues të lartë të shoqërisë civile në Uashington, me Francis Burwell, zv.presidente e Këshillit Atlantik të SHBA-ve, me Jeffri Gedvin, president dhe drejtor i radios “Evropa e lirë”, të cilët kanë shprehur interes të veçantë për zhvillimet politike në Shqipëri dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.