Qeveria në ndihmë të bujqësisë për ujitjen, krijohen OPU-të
16/04/2009 Organizimi i procesit të krijimit OPU-ve një problem madhor për bujqësinë shqiptare.
Rimerret për mirëmbajtje rrjeti ujitës nga ujëmbledhësi apo rrjedhje të lirë deri në parcelë
BERAT – Idetë e hedhura dy vjet më parë nga specialistët e bujqësisë, por edhe nga vet fermerët për zgjidhjen e problemit të ujitjes këtë vit ka bërë që të ndryshojë edhe ligji për ujitjen, duke iu ribashkuar në këtë rast bordeve të kullimit të 12 qarqeve të vendit. Ajo që ka shtytur personat përgjegjës deri dhe tek kreu i dikasterit të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit Jemin Gjana, kanë qenë ankesat e shumta dhe problemet që në vitet e mëparshme që kanë nxjerrë “SHPU-të”, ( shoqatat e përdorimit të ujit në bazë fshati), të ujëmbledhësve apo të rrjedhshëm. Duket se problemet e shumta që kanë krijuar shoqatat e ujitjes në të gjithë vendin jo vetëm në organizimin e tyre, por edhe në mënyrën e menaxhimit të këtyre burimeve ujore si dhe në mungesën e mirëmbajtjes të rrjetit të ujitjes nga ujë lëshuesi deri në parcela kanë bërë që nga shumë fermerë të ketë ankesa për mungesën e ujit.
Problemet në ujitje
Rastet e konstatuar në mungesën e menaxhimit të fondeve të mbledhura nga fermerët dhe shpërdorimi i këtyre të fundit për mirëmbajtjen e rrjetit ujitës si dhe abuzimet me fondet e shoqatave, të Qeverisë, Bankës Botërore apo të donatorëve të ndryshëm për investimet në këtë rrejt që fillon nga ujëmbledhësi apo me rrjedhje të lira deri në parcelat e fermerëve. Pamundësia për të mbledhur të ardhurat për të financuar, investimet në këto rrjete ujitëse kanë bërë që miliona lekë të hedhura nga qeveria, pushteti vendor, bordet e kullimit apo dhe të donatorëve të ndryshëm të shkojnë dëm dhe në xhepat e shpërdoruesve. Mungesa e organizimit të punës nga shoqatat e përdorimit të ujit dhe vendosja në krye të tyre në disa raste edhe të personave të papërgjegjshëm kanë bërë që të dështojnë komplet skemat e vaditjes tek fermerët në shkallë vendi. Humbja e miliona lekëve për arsye të mungesës të ujit në parcelat e fermerëve që ka ulur ndjeshëm prodhimet e tyre në arë dhe në sera, etj. Nisur nga problemet e mësipërme, por edhe nga qindra ankesa të përmendura edhe më lart ministri i Bujqësisë Jemin Gjana konsultuar edhe me specialistë të kësaj fushe dhe me grupet e interesit në këtë rast fermerët, të cilit kanë kontaktuar me kreun e bujqësisë jo vetëm zyrtarisht, por edhe gjatë vizitave në teren të këtij të fundit, ka bërë që kreu i dikasterit të Bujqësisë Gjana të nxjerrë, Urdhrin nr. 102 datë 20.03.2009, “Për mbikëqyrjen e procesit të krijimit të organizatave të përdoruesve të ujit në zbatim të ligjit nr. 8518 dt 30.07.1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, i ndryshuar me ligjin nr 9860, datë 21.01.2008”, urdhër i cili ka nisur të zbatohet në të gjithë bujqësinë shqiptare dhe që ka ngjallur të tjera shpresa dhe interesa tek fermerët, të cilët ende nuk kanë mundësinë e financimit të këtij rrjeti për ujitjen. Ndërsa në këtë rast qeveria dhe kryesisht Ministria e Bujqësisë ngre një nga katër shtyllat që ka bujqësia mes të cilave ujitja e kullimi. Specialistja e këtij dikasteri Suzana Diamanti u shpreh gjatë një takimi në qytetin e Beratit se kalimi i rrjetit të ujitjes, ujëmbledhësve dhe burimeve të tjera ujore që përdoren për vaditjen, bordeve të kullimit në qarqet e të gjithë vendit do të vejë në eficencë të gjithë rrjetin tashmë të amortizuar nga mungesa e mirëmbajtjes të shoqatave të ujit. Nga ana tjetër krijimi i OPU-ve nën mbikëqyrjen e Bordeve të Kullimit do të sjellin risi në bujqësi në përgjithësi dhe në veçanti sezoneve të ujitjes kur bimët kërkojnë ujë dhe se mungesa e tij ul ndjeshëm prodhimin. Angazhimi në sistemin e ujitjes që është një nga momentet delikate dhe nisur edhe nga dështimi i shoqatave ujitëse, u arrit edhe ndryshimi i ligjit, i cili u bë me kërkesën e vet fermerëve, pasi SH.P.U-të nuk ishin në rolin e duhur. Pas ndryshimit të ligjit që tashëm ka hyrë në fuqi kemi zhvilluar takime me bordet e kullimit dhe një të tillë po zhvillojmë edhe në Berat. Shoqatat e ujitjes të mëparshëm që tashëm kanë pushuar së funksionuari, janë ngritur me baza vullnetare me vetëfinancim dhe shteti në këtë rast nuk mundet të ndërhynte, por që këto shoqata me punën e tyre të dobët nuk munden të kryenin funksionin e tyre legjitim. Tashëm veprat e ujitjes dhe burimet ujore do të jenë në përdorim nga Bordi i Kullimit, ndërsa OPU-të e krijuara do të kenë vartësi edhe nga ky bord. Gjatë kësaj kohe do të shtojmë bashkëpunimin me pushtetin vendor, të cilat do të na ofrojnë ambiente të posaçme që OPU-të e krijuara rishtas të kenë vendin e punës jo vetëm në terren, por edhe në zyre për të përpiluar në detaj edhe planet e punës për organizimin e fermerëve në këto OPU me dosje punë për secilën parcelë vaditje me qellim që fermerët të ndihen vërtet të angazhuar në sistemin e ujitjes dhe që vetë këta të fundit me punën e të ardhurat e tyre kur të jenë fuqizuar do të arrijnë të ndërhyjnë në rrjetin e ujitjes me investime nga ujëmbledhësi deri në parcelën ku bima kërkon uji. Tashëm që shoqata e përdorimit të ujitë u shpërbën dhe OPU-të do të jenë më pranë bordeve të kullimit mundet të sqaroj në detaj se OPU-ja është një organizim i ri për të shmangur shkeljet ligjore që kryheshin nga shoqatat e përdorimit të ujit dhe nga disa fermer të papërgjegjshëm. OPU-të nga ana organizative do të kenë këshillin administrative, e cila do të ketë drejtorin dhe financierin e saj dhe këto organizata të përdorimit të ujit do të funksionojnë si një ndërmarrje e vogël me vetëfinancim.
Zgjidhja
Në një prononcim për gazetën drejtori i bordit të kullimit të qarkut të Beratit Bujar Dhëmbo pohoj se zgjidhja që iu dha këtij problemi nga dikasteri i bujqësisë është një ndihmë e madhe për fermerët, ndërsa forcon shtyllat me të cilat mbahet bujqësia shqiptare dhe që shërben në zhvillimin e saj në të gjithë sektorët jetik. Në fakt ne nuk na mungojnë edhe shembuj të mirë në këtë skemë që po ndërtojmë së bashku për vaditjen, pasi edhe pse nuk i kemi pasur në juridiksionin tonë deri tani shoqatat e ujitjes, me mjetet tona kemi qenë në koherent për zgjidhjen e problemit të ujitjes edhe pse nuk e kishim në agjendën tonë vaditjen. Madje unë mundet të them se kemi punuar në sistemin e bujqësisë si në kullimin e tokave bujqësore, por edhe për vaditjen e tyre që për qarkun e beratit janë mbi 18 mijë ha, që vaditen. Ndërkohë vlera e përgjithshme e këtyre investimeve kap shumën 170 milionë lek të reja. Një shifër e tillë është e konsiderueshme për qarkun e Beratit, krahasuar kjo me qarqe të tjera. Por sa impakt pozitiv kanë patur këto investime, kryesisht ato të kryera në rehabilitimin e sistemit të vaditjes? Duke shprehur konsideratën time jo vetëm si Drejtor i Bordit të Kullimit, por edhe si specialist bujqësie them se nuk janë arritur rezultatet e kërkuara. Arsyeja është e thjeshtë dhe e njohur nga të gjithë ne, nuk kanë funksionuar si duhet SH.P.U. Në krye të tyre, (në pjesën më të madhe të rasteve), ose kanë qenë njerëz të paaftë ose të painteresuar për të kryer detyra të tilla. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore e ndryshimit te ligjit nr 8518 datë 30.07.1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, në të cilën merren në konsideratë edhe mangësitë e vërejtura për sa i përket funksionimit të SH.P.U-ve, dhe përcaktohen detyrimet e M.B.U.M.K dhe Bordeve të Kullimit, Drejtorisë së Bujqësisë, pushtetit lokal etj. Pikërisht në mënyrë të qartë përcaktohen detyrimet ligjore në urdhrin nr 102 datë 20.03.2009 të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit z. Jemin Gjana. Në pikën 2, të urdhrit të mësipërm citoj: “Bordet e Kullimit në varësi të M.B.U.M.K-së, të jenë struktura kryesore përgjegjëse, për zbatimin direkt të procesit të krijimit, transformimit të SH.P.U-ve në O.P.U dhe monitorimin e veprimtarisë së tyre, brenda juridiksionit përkatës që këto borde operojnë”. Pra, si dhe kemi cituar pak më lartë, kjo është arsyeja që ne sot jemi mbledhur, që nëpërmjet këtij takimi të hapim siparin, për krijimin dhe transformimin e SH.P.U-ve në O.P.U. Gjithashtu, bazuar në pikën 4 , të Urdhrit të Ministrit - “Në çdo Bord Kullimi të ngrihet dhe funksionoj një grup i veçantë, i përbërë nga specialist të Sektorit Teknik (Përfshi koordinatorin e ujitjes), për ndjekjen dinamike të procesit të krijimit, transformimit të SH.P.U-ve në O.P.U dhe monitorimin e veprimtarisë së tyre. Përbërja nominale dhe detyrat e këtij grupi përcaktohen nga Drejtori i Bordit të Kullimit në bashkëpunim me drejtorin e DRBUMK”. Drejtori Ekzekutiv i Bordit të Kullimit në bashkëpunim me drejtorin e DRBUMK ka nxjerr urdhrin nr. 16 datë 28.03.2009 “Për ndjekjen dinamike të procesit të krijimit, transformimit të SH.P.U-ve në O.P.U ”. Ndërsa dua të theksoj se “Bordi i Kullimit” punën e tij specifike e ka në kullimin e mbrojtjen nga lumenjtë Osum, Devoll e Seman të tokave bujqësore dhe në një farë mënyre edhe të banesave që ndodhen në të dy anët e brigjeve të këtyre lumenjve, por mirëmbajtja e rrjetit kullues ka ndikuar ndjeshëm edhe në sistemimin e kanaleve që do të ndikojnë ndjeshëm edhe për vaditjen. Kullimit të tokave bujqësore në qarkun e Beratit në këto katër vite, vlerësoj se është kryer ndryshim rrënjësor, në cilësinë dhe vlerën e këtij shërbimi.
Me fonde të buxhetit të shtetit nga 6 milionë në vitin 2005 në 11.5 milionë për vitin 2007 dhe nga 13 milionë përkatësisht për vitin 2008 dhe 2009. Puna në kullim është kryer me mjetet e ndërmarrjes dhe ka qenë e përqendruar në trajtë sistemi.
Vetëm për vitin 2008, janë kryer 127 000 m3 gërmime e riseksionime kanalesh kullues, ose 44 400 ml e shprehur në gjatësi dhe është rehabilituar totalisht sistemi i kullimit në komunat Poshnjë, Kutalli, Perondi, Kozare, Otllak etj. Një punë e konsiderueshme dhe tepër efikase, është kryere nga Drejtoria Ekzekutive e Bordit të Kullimit edhe për sa i përket: Mirëmbajtjes dhe ndërtimit të argjinaturave në brigjet e lumenjve Osum e Devoll. Kështu po të krahasojmë investimet për vitit 2005 ato kapin vlerën 36 milionë lek, ndërsa për vitit 2009 kjo shifër është 109.2 milionë lek, ose tre herë më shumë. Kjo është arritur si rezultat i paraprijës së punës me projekte nga studio projektimi të specializuara, por edhe i mbështetjes së fuqishme me fonde nga Qeveria shqiptare. E thënë më qartë në këto katër vite të qeverisjes se Partisë Demokratike në qarkun e Beratit nuk ka ndodhur asnjë përmbytje, pra fermerëve iu janë krijuar kushtet e duhura për të kultivuar tokën bujqësore, në kushte optimale të regjimit të kullimit.
Ne si drejtori kemi pasur në vijimësi me P.M.U pranë M.B.U.M.K një bashkëpunim të frytshëm nga i cili në këto vite janë tërhequr investime të konsiderueshme.
Udhëzimi
Si do të organizohen OPU-të në qarkun e Beratit
Burime zyrtare nga Bordi i Kulimit të qarkut të Beratit bëjnë me dije se bazuar në urdhrin e ministrit Gjana në qarkun e Beratit janë shpërbëhen 17 shoqata (SH.PU.) dhe janë në procesin e krijimit OPU-të (organizata të përdorimit të ujërave), numri i të cilave do të përcaktohet bazuar në ligjin dhe për Kullimin dhe Vaditjen dhe udhëzimit e “Ministrisë të Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit” po të njëjtat burime zyrtare thanë për gazetën se për realizimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm për bujqësinë në ambientet e kësaj drejtorie u organizua edhe takimi me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, kryetarë të shoqatave të vaditjes si dhe përfaqësues të administratës të Bordit të Kullimit, përfaqësues të pushteti vendor. Gjatë takimit u pohua se do të krijohen 5 shoqata të mëdha dhe 12 të vogla që kanë funksionuar për rrethin e Kuçovës dhe rrethin e Beratit. Sipas drejtorit të Bordit të Kullimit, Bujar Dhëmbo, këto shoqata që janë në proces organizimi do të jenë eficiente në këtë fillim sezoni të vaditje. Po sipas kreut të Bordit të Kullimit Dhëmbo shoqatat do të përkrahen e do të ndihmohen nga specialistët e këtij bordi në bashkëpunim edhe me Drejtorin e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit për qarkun e Beratit. Po një veprim i tillë është duke u organizuar edhe në rrethin e Skraparit të këtij qarku.
Mendime specialisti
Ecuria e bujqësisë dhe faktorët që ndikuan
Në cilësinë edhe të drejtorit të Bordit të Kullimit, Bujar Dhëmbo, u shpreh për gazetën se “Ujitja si një nga katër faktorët të një bujqësie intensive, krah mekanizmit, gjenetikës (përdorimi i farërave të zgjedhura), dhe përdorimit plehrave kimike e pesticideve duhet të zinin vendin që i takon në bujqësinë shqiptare. Përvoja e këtyre viteve të tranzicionit sidomos periudha 1999-2008 ka treguar të kundërtën. Prioriteti që iu dha SH.P.U-ve (shoqatave të përdorimit të ujërave), sipas ligjit nr. 8518 dt 30.07.1999 “Për ujitjen dhe kullimin”, i ndryshuar me ligjin nr 9860, datë 21.01.2008” i la dorë të lirë spontanitetit dhe vullnetarizmit arkaik, gjë e cila çoi në mosfunksionimin e sistemit të vaditjes në rang vendi dhe për rrjedhojë uljen e ndjeshme të prodhimit bujqësor. Investimi i kryer në këtë sektor nga Banka Botërore nëpërmjet projekteve të menaxhimit të burimeve ujore dhe me rrjedhje të lirë edhe pse të konsiderueshme nuk patën rezultatet e kërkuara. Në stadet e zhvillimit të bujqësisë shqiptare u provua se akoma nuk është arritur pjekuria e zbatimit të përvojave të vullnetarizmit pa ndikimin e shtetit në drejtim dhe menaxhim. Me ndryshimin e ligjit të mësipërm si dhe me urdhër nr 102 datë 20.03.2009, të ministrit Gjana harmonizohen në një shkallë të konsiderueshme faktori shtet dhe iniciativa private, gjë e cila automatikisht çon në rritjen e efikasitetit të këtij procesi të vaditjes dhe si rezultat edhe rritjen e prodhimit”.
Përvoja e hidhur
Miliona dollarë, në duart e një grupi e quajtur SH.P.U
Në një letër dërguar 4 vjet më parë në Ministrinë e Bujqësisë pohohej se në qarkun e Beratit janë 38 rezervuarë me kapacitet rreth 20 milionë m3 ujë që kapaciteti i tyre shfrytëzohet vetëm 25%, 31 stacione pompimi për ngritje ujë për vaditje jashtë funksionit si dhe mbi 130 km kanale që janë degraduar ose vazhdojnë të kryejnë të njëjtin ritual dhe askush nuk mendon se çfarë po ndodh, duke hedhur në ujë vërtet miliona dollarë. Ndërsa vazhdojnë ta administrojnë këtë pasuri kolosale aq shumë të kërkuar nga fermerët, njerëz që nuk janë specialist, madje as menaxhues të aftë për të vënë në eficiencë për fermerët këtë pasuri kombëtare. Janë rreth 60 shoqata të tilla në qarkun e Beratit, por vetëm katër prej tyre funksionojnë brenda ligjeve dhe menaxhojnë e kanë efektivitet në këtë fushë, si shoqata ujitjes e Perondis, Uznovës, Gorajt e Gjoroveni Otllak etj. Ndërsa ndryshe nga të parat shoqatat e tjera janë jo rentabël. Mos funksionimi i këtyre SH.P.U-ve po nxjerr jashtë përdorimit shumë vepra ujitëse, të cilat nga dita në ditë po degradojnë duke shkatërruar këto pasuri që ndoshta nuk është më mundësia të ndërtohen pasi kërkojnë qindra miliona dollarë. Ky menaxhimi i keq i të ardhurave që grumbullon shoqata e ujit dhe moskryerja e funksionit që ka, ka bërë që fermerët të mos vadisin as një m2 tonë të mbjellë. Ky material i gjendur në arshivat e Ministrisë të Bujqësisë i dërguar vite më parë bëri që në këto tre vjetët e fundit Ministria e Bujqësisë të orientoj Bordet e Kullimit në të gjitha qarqet e vendit që me mjetet e tyre dhe me fonde të akorduara nga dikasteri bujqësisë të vihen në shërbim të fermerëve për vaditjen, ndërsa këtë vit me krijimin e OPU-ve sistemi i vaditjes do të ndryshoj rrënjësisht sistemi i rrjetit të vaditjes dhe komplet skema e vaditjes në qarkun e Beratit.
Puna e Bordit të Kullimit
1- Rehabilitimi i digës pranë Urës së Goricës me vlerë 22 milionë lekë. Është përfunduar objekti dhe si rezultat është garantuar vaditja në një sipërfaqe prej 4200 ha tokë në komunat: Otllak, Perondi, Urë Vajgurore e Poshnjë.
2- Rehabilitim i digës së rezervuarit Goriçan me vlerën 22 milionë lek. Puna ka përfunduar, rezultati është tepër pozitiv, rritet siguria në maksimum për rreth 6200 banor që janë poshtë kësaj dige si dhe shtohet volumi i ujëmbledhësi dhe për pasoj edhe sipërfaqja e ujitjes.
3- Rehabilitim i rezervuarit të Manastirit në komunën Poshnjë me vlerën 6.5 milionë lekë.
Puna është në vazhdimësi. Nga ky investim rriten kufijtë e sigurisë së digës dhe rehabilitohen ushqyesit e këtij ujëmbledhësi.
4- Rehabilitimi i digës së Vlashukut në rrethin e Kuçovës me vlerën 27 milionë lekë.
5- Rehabilitim i skemës ujitëse në komunën Vërtop me vlerën 23.5 milionë lekë.
6- Rehabilitimi i digës së rezervuarit Belesovë me vlerën 6.5 milionë lekë.
Investimi është përfunduar. Rezultati është tepër pozitiv, pasi është rritur në kufijtë maksimal siguria e digës.
7. Mbrojtje nga lumi Devoll në Ferras e Frashër me vlerën 16.9 milionë lekë. Edhe ky investim është përfunduar dhe ka dhënë impaktin pozitiv në tokat bujqësore të kësaj zone.
8. Rehabilitimi i rrjetit ujitës Samaticë –Dronovicë në komunën Kutalli me vlerën 21.6 milionë lekë. Investimi është përfunduar dhe nga ai është siguruar vaditja në një sipërfaqe prej 550 ha tokë bujqësore.
9. Rehabilitim i rrjetit vaditës Slanicë – Donofrosë në komunën Cukalat me vlerën 16 milionë lekë. Është investim i sapopërfunduar, rezultati është përmirësimi i vaditjes në rreth 250 ha tokë bujqësore me rrjedhje të lirë nga rezervuari i Slanicës.