Grindet me fqinjet, tenton t'i vrase me "Kallash"
Grindet me fqinjet per motive banale, tenton t'i vrase me "Kallashnikov" brenda shtepise. Denis Selimi, 18 vjec, eshte shoqeruar ne Komisariatin e Durresit pas denoncimit te bere nga tre persona te aferm me njeri-tjetrin, pasi ne fshatin Jube, ka shkuar te shtepia e te moshuarit Shefik K., dhe e ka kanosur me arme zjarri automatike, duke qelluar ne ajer dy here. Ne te njejten kohe adoleshenti akuzohet se ka kanosur nipin e te zotit te shtepise Arul K., 19 vjec dhe O. B., 16-vjec, me te cilet ka pasur edhe zenken, qe ndodheshin ne ate moment ne banesen e Shefik K. Ne vendngjarje nuk jane gjetur as gezhoja dhe as arma e zjarrit, kurse akuzat e ngritura jane "kanosje" dhe "armembajtje pa leje".