E Diel, 1 Nëntor 2026

I armatosur afer shtepise se Tony Blair, kapet shqiptari i dyshuar

LONDER- Nje 56-vjecar shqiptar emigrant ne Angli, eshte arrestuar ne Londer jashte shtepise se ish-kryeministrit britanik Toni Bler, me nje pistolete me silenciator. Kujtim Nurka, qe banonte ne zonen e Uemblit u kap prane "Connaught Street", ne qender te kryeqytetit me armen e mbushur. Policia britanike konfirmoi lajmin per mediat vendase ne fillimjave dhe do dale ne gjyq me 12 shkurt ne Suthuark Kroun Court. Sipas hetimeve te kryera, Nurka u kontrolluar per dokumentet e makines se tij, kurse disa minuta me pas nje person i dha policise nje arme pistolete te mbushur me silenciator, qe e kishte gjetur anash rruges. Hetuesit dyshuan se dy ngjarjet kishin lidhje dhe i faturuan akuzen shqiptarit qe nuk kishte as dokumente makine. Por nga hetimi i kryer rezulton se ish-kryeministri Toni Bler, nuk ka pasur asnje shqetesim gjate ketyre viteve apo kercenime. Gjithsesi u raportua se masat e sigurise prane shtepise se kryeministrit jane shtuar. Nurka do akuzohet per "armembajtje pa leje" dhe "mungese dokumentacioni te makines". Kjo eshte hera e dyte qe nje shqiptar kapet para shtepise se kryeministrit, pas asaj ne vitin 2007 kur Kujtim Spahiu 33 vjec, hapi zjarr ne parkimin para shtepise se Bler. Por ngjarja kishte lidhje me nje tjeter grup rival dhe Spahiu, kishte qelluar ndaj tyre ne nje klub ku per pasoje humbi jeten shqiptari Prel Marku dhe dy te tjere u plagosen. Spahiu u denua me 33 vite burg per krimet e vrasjes, armembajtjes dhe plagosjes se dyfishte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›