Polici ushtarak merr peng 38-vjecarin
Durres- Oficeri i policise ushtarake merr peng nje 38-vjecar pas sherrit banal nen kercenimin e armes dhe e torturon, pasi e fut me force ne makine. Ngjarja ka ndodhur pasditen vone te se merkures ne qytetin e Durresit, kurse dhuna fizike eshte ushtruar ne Xhafzotaj, ku denoncuesi Florent H., eshte mbajtur per nje ore dhe keqtrajtuar. Policia vendore ndaloi pas denoncimit te te dyshuarin Ramazan Alibejsi, 46 vjec, banues ne Romanat, me profesion punonjes i policise ushtarake.
Sipas deshmise se dhene nga i demtuari 38-vjecar, i lindur ne Berat por banues ne Peqin, incidenti ka ndodhur pas nje ferkimi me fjale mes dy personave per motive te dobeta, fyerje ne nder. Por debati ka degjeneruar deri ne te shara dhe dhune fizike. "Ne vendin e quajtur lagja nr. 4, Durres, dhe pikerisht ne ambientet e qendres tregtare, per motive te dobeta, ka marre me force Florent H., duke e futur ne automjetin e vete te demtuarit dhe e ka derguar ne fshatin Xhafzotaj", njoftoi dje policia vendore per zhvillimin e pengmarrjes. Per te bindur viktimen e tij, mesohet se oficeri e ka kercenuar me jete me armen e punes dhe pasi e ka derguar ne Xhafzotaj, aty e ka mbajtur peng per gati nje ore. Por gjate rruges ai e ka goditur me grushte ne koke dhe fytyre dhe dhuna fizike ka vijuar me tej deri ne banesen ku eshte derguar. Gjate verifikimeve te kryera ne trup jane konstatuar shembje dhe hematoma, ashtu sikurse dhe ne fytyre, qe u klasifikuan si "plagosje e lehte".
Menjehere sapo eshte lene i lire se bashku me mjetin e tij, i demtuari i eshte drejtuar komisariatit te Durresit per ndihme. Ai ka marre dhe mjekimin e duhur, si dhe raportin mjeko-ligjor per te ndjekur rrugen hetimore dhe pas kallezimit penal, uniformat blu identifikuan dhe me pas lokalizuan te dyshuarin. Brenda disa oresh eshte bere e mundur qe ai te arrestohet dhe ne mesnate u izolua ne qelite e paraburgimit per akuzat e "heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit" dhe "demtimeve me dashje". Gjate marrjes ne pyetje dy personat jane perpjekur te shkarkojne pergjegjesite, duke bere njeri-tjetrin fajtor, por grupi hetimor ka marre per baze denoncimin e te demtuarit.