Shperthimi i "Molotovit", i dyshuari mohon
Fier - Gjykata e Fierit ka lene ne qeli te dyshuarin per prodhim armesh artizanale, bombe "Molotov" dhe shkaktimin e tre personave te plagosur nepermjet shperthimit te saj. Masa "arrest me burg" eshte marre diten e djeshme nga trupi gjykues, i kryesuar prej gjyqtarit Alfred Ikonomi. Avokati cilesoi klientin e tij, Julian Cini, si te pafajshem dhe kerkoi qe te vertetohej se ne bomben e shperthyer gjendeshin gjurmet e te dyshuarit 30-vjecar. Seanca eshte zhvilluar oret e para te mengjesit te djeshem, ndersa ngjarja e rende ndodhi diten e 26 janarit ne Fier. Cini akuzohet edhe per mbajtje te lendeve narkotike, pas kontrollit te kryer ne banesen e tij ne lagjen "16 Prilli". Madje, avokati pretendoi me tej se kjo bombe i eshte hedhur klientit te tij me qellim per ta vrare dhe jo sic pretendonte akuza se i ka rene nga duart bashkeshortes se te dyshuarit.
Xh. B