Grindet me te afermin, i pret kembet me kose
I pret kembet me kosen e barit, kundershtarit. Policia e Elbasanit ka nisur ceshtjen penale ndaj te dyshuarit Shaban Baha, 47 vjec, me banim ne fshatin Xibrake te komunes Shales, pasi gjate nje konflikti per motive te dobeta ka qelluar me kosen e barit, per t'i prere kembet 21-vjecarit T. Baha, kusheri i tij. I demtuari eshte derguar per ne spitalin e Elbasanit dhe po merr ndihmen e nevojshme mjekesore. Sipas mjekeve ai ka humbur shume gjak, por ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor, nga hetimet paraprake rezultoi se grindja ka ndodhur per arsye banale, kurse i dyshuari ka qene ne gjendje te dehur.
F. S.
F. S.