Shijak, "Western" me pistoleta, panik ne qytet
Dy te rinj nga Shijaku kane terrorizuar per disa minuta qytetin, me te shtena pistoletash pasi tentuan te vrisnin njeri-tjetrin, gjate nje grindjeje banale. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen "Erzen", kur Alfred Calliku 27-vjec dhe Denis Kolgjini 23-vjec, banues ne Shijak, jane perplasur mes tyre ne afersi te bashkise. Te rinjte sipas burimeve zyrtare kane shkembyer zjarr ne drejtim te njeri-tjetrit, po per fat te mire pa shkaktuar te demtuar. Policia sekuestroi 6 gezhoja model 54 dhe mori deshmite e kalimtareve. Te dyshuarit u shpallen ne kerkim per "kanosje serioze per vrasje" dhe "prishje te rendit e qetesise publike".
E. A.
E. A.