E Diel, 1 Nëntor 2026

Lageshtia nxjerr makinen nga rruga, dy te plagosur

PUKE- Fuoristrada me targa angleze del nga rruga kombetare Qafe-Mali-Fierze, plagoset drejtuesi dhe miku i tij. Burime nga Policia e Pukes thane dje, se nje automjet ne shpejtesi ka dale nga rruga kryesore duke perfunduar disa metra poshte saj pas disa rrokullisjeve. Si pasoje e ngjarjes kane mbetur te plagosur Abdyl D., e Skifter A., te cilet u transportuan menjehere ne drejtim te spitalit te rrethit, ku dhe kane marre ndihmen e duhur mjekesore. Ngjarja ndodhi ne oret e para te pasdites se djeshme dhe pas qendrimit deri ne mbremje, te plagosurit mesohet se jane larguar pasi nuk kishin plage serioze. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor i policise rrugore dhe pas marrjes se deshmise se te dy te demtuarve u konkludua se shkak i aksidentit ka qene lageshtia ne rruge dhe nje pakujdesi e drejtuesit te mjetit ne kete aks teper problematik. Edhe nje jave me pare nje makine po me targa angleze doli nga e njejta rruge duke rene ne gremine, ku per pasoje pati nje te vdekur dhe tre femije te plagosur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›